UEFA i thotë “po” Milanit për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve

Tashmë është zyrtare. UEFA i thotë "po" Milanit për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve në turin e tretë paraeliminator. Vendimi ka pak minuta që është dhënë.
Skuadra e trajnerit Karlo Anceloti do të përballet në turin e tretë me fituesen e cifit Cork City-Crna Zvezda.
Formacioni nga Beogradi duket se do të jetë kundërshtari i mundshëm i kuqezinjve, pasi fituan ndeshjen e parë kundër irlandezëve të Cork.