E Shtunë, 31 Tetor 2026

Florian Myrtaj, çelet pista Gallipoli

Sulmuesi shqiptar Florian Myrtaj ende pa një ekip zyrtar dhe që po stërvitet në rradhët e Teramos është në listën e teknikut të Gallipolit,
Danilo Panji. Lajmi jepet nga "La Gazzetta del Mezzogiorno"që publikohet në Lece.
Kalimi pritet të bëhet maksimumi në fillim të javës, dhe bashkë me Myrtaj pritet të bëhet pjesë e ekipit të Galipolit edhe sulmuesi 29-vjecar i Foxhias, Lukas Kontero.
Gallipolli është një skuadër relativisht e re dhe është themeluar në vitin 1999. Ndeshjet i luan në stadiumin "Antonio Bianco" me 6 mijë vende.
Gjatë kampionatit të edicionit 2005-2006, skuadra fitoi Grupin C të Serisë C2 dhe sezonin e ardhshëm do të liuajë në Serinë C1.
Gjatë sezonit 2005-2006 fitoi Kupën e Italisë të Serisë C duke mundur në finalen Sanremese.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›