UEFA lëshon alarmin për ndeshjet e trukuara në Superligën shqiptare
TIRANE - UEFA ka dhënë alarmin për ndeshjet e trukuara në masë në Superligën shqiptare, që tashmë mund të quhet një kampionat tërësisht i trukuar. Dokumentat konfidenciale mes UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit vërtetojnë atë çfarë është thënë rregullisht në shtyp, për fiksime të rezultateve, por që zyrtarët e FSHF-së kanë nxituar të thonë të kundërtën edhe pse minimalisht duhet të nisnin një hetim. Në letrat e saj, UEFA jep një verdikt të qartë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në 12 ndeshje të sezonit të shkuar dhe në një sfidë të këtij viti. Nëpërmjet sistemit të Zbulimit të Mashtrimeve në Baste, institucioni qendror i futbollit europian tregon hapur dhe pa asnjë ekuivok, se çfarë ndodh prapa kuintave të futbollit shqiptar. Mjafton të përmendësh që një javë e tërë e sezonit të shkuar, java e 29-të, e luajtur më 20 prill, ka qenë e gjitha e manipuluar, përveç ndeshjes Vllaznia-Tirana.
Për ndeshjen Skënderbeu-Laçi 2-0, UEFA thotë që është fiksuar me rezultat të saktë, për Flamurtari-Dinamo 6-2 që është trukuar për fitoren e vendasve dhe shënimin e mbi 3 golave. Ndeshja Besa-Kastrioti 3-2, konsiderohet e fiksuar me rezultat final, ndërsa sfidat Elbasani-Teuta 2-4 dhe Bylis-Shkumbini 2-0, thjesht të trukuara. Maratona e manipulimit vazhdon me sfidën Dinamo-Skënderbeu, e fituar 2-3 nga korçarët në “Qemal Stafa”, si edhe me sfidën e 24 prillit Shkumbini-Besa, 2-2. Po ashtu, e fiksuar ka qenë edhe Kastrioti-Teuta 3-1, Tirana-Elbasani 6-1, Elbasani-Bylis 0-2, Dinamo-Elbasani 3-1 dhe Laçi-Elbasani 3-1, kjo e fundit me rezultat të saktë. Për këtë sezon, ndeshja e vetme e trukuar vlerësohet Kastrioti-Vllaznia, e përfunduar 2-1 për krutanët. Siç shihet, panoramës së trukimeve nuk i shpëton askush nga ekipet e kampionatit shqiptar, ndërsa mbetet e çuditshme sesi FSHF nuk ka ndërmarrë asnjëherë ndonjë hetim serioz. Në njëfarë mënyre, kjo e fundit ka ndikuar haptazi që trukimet e ndeshjeve të ndodhin në mes të ditës, pasi klubet nuk kanë aspak frikë se mund të ndëshkohen.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)