E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një pemë Krishtlindjesh ndan 2 Koretë

SEUL-Qeveria e Seulit ka autorizuar disa grupe fetare të ngrenë në kufi me Korenë e Veriut një pemë Krishtlindjesh shumë të vecantë, një kullë metalike e gjatë 29 metra të lartë, njofton AFP. Por, Peniani reagon: Kjo është luftë psikologjike” duke kërcënuar se do ketë pasoja të paparashikueshme për këtë.

Ministria e Mbrojtjes në Seul ka miratuar kërkesën e këtyre grupeve fetare për të ngritur një kullë metalike 29 metra e lartë dhe në formë të një pemë të bredhi i zbukuruar me drita, në një kodër rreth dy kilometra nga kufiri ushtarake.
"Ne kemi dhënë leje në emër të lirisë së shprehjes të fesë për popullin tonë dhe në shenjë lirie e kulti për ushtarët tanë" tha një zëdhënës i Seulit ndërsa theksoi- “se ushtarët do t’a mbrojnë nga çdo sulm i qëllimshëm i Koresë së Veriut”,- tha ai.

Pema do të jetë ndezur nga data 23 Dhjetor deri në 6 Janar. Pritet që mijëra drita të vezullojnë mes 2 ushtrive të 2 Koreve.

Por, Peniani nuk ka reaguar mirë ndaj këtij projekti të Seulit.
“Kjo është një tentativë lufte psikologjike ndaj Veriut dhe ka kërcënuar Korene e Jugut se “do të ketë hakmarrje nëse dritat ndizen”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›