Gjirokastër, shembet shtëpia e Kokobobojve
GJIROKASTER - Shembet shtëpia e Kokobobojve në zonën muzeale të qytetit të Gjirokastrës. Shirat e ditëve të fundit kanë bërë që banesa qindravjeçare të rrënohet në njërën pjesë të saj, duke paraqitur sërish rrezikshmëri për banorët.
Kjo shtëpi është monument i kategorisë së dytë dhe aktualisht banohet nga një familje, e cila është vendosur atje për shkak të mungesës së një strehe.
Në Bashkinë e Gjirokastrës është dërguar një shkresë për largimin e të gjithë banorëve nga shtëpitë monument kulture, të cilat përbëjnë rrezikshmëri për jetën e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)