UEFA sot jep vendimin përfundimtar për Trabzonsporin

Befasia “Kukësi” akoma nuk i ka humbur shpresat për ta shijuar fazën e grupeve të Europa League, ndonëse është eliminuar në “play-off” nga skuadra turke e Trabzonsporit.
Sot UEFA do të vendosë në lidhje me dyshimet e trukimit të disa ndeshjeve gjatë vitit të kaluar që janë ngritur mbi ekipin turk. Nëse do të provohet një gjë e tillë, siç ndodhi me ekipet e tjera turke Fenerhbaçe dhe Beshiktash, do t’i takojë Kukësit të zëvendësojë Trabzonsporin në Europa League.
E gjitha çfarë na mbetet ne, është të shpresojmë për një vendim pozitiv në të mirë të Kukësit, meqë për herë të parë një ekip shqiptar do të luante në këtë nivel garash./indeksonline/