Bale:"La Deciman" e sjell unë

Superylli uellsian, Gareth Bale i ka premtuar skuadrës së tij të re, Real Madridit, trofeun e dhjetë në Ligën e Kampionëve. Bale ka thënë se "La Decima" do të jetë prioritet i skuadrës këtë edicion dhe se Reali nuk do të ndalet me këtë trofe.
"Unë e di se të gjithë në skuadër e dëshirojnë trofeun e 10-të në Ligën e Kampionëve. Ky synim tani është bërë një obsesion dhe këtë vit do të realizohet. Skuadra nuk do të ndalet vetëm me kaq pasi dëshirojmë të fitojmë edhe trofe të tjerë" deklaroi Bale./Indeksonline/