UEFA zbut rregullat për Ligat
PARIS-UEFA i ka zbutur rregullat për futbollistët që paraqiten për dy ekipe në një sezon - në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League. Dje Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është pajtuar që futbollisti, i cili paraqitet te një ekip në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ose Europa League, mund të luajë në një ekip tjetër në kompeticionin përkatës, nëse ekipi i tij paraprak eliminohet nga ai kompeticion.
“Nga sezoni i ardhshëm, nëse ekipi i lojtarit eliminohet dhe nëse ai lojtar nënshkruan me një klub tjetër në fund të verës, para 1 shtatorit, ai mund të luajë te klubi i ri në kompeticionin përkatës. Nëse ai nuk transferohet në fund të verës, mund të lëvizë në afatin kalimtar të janarit dhe të luajë”, ka thënë për Reuters sekretari gjeneral i UEFA-s, Gianni Infantino.
Një kusht që mbetet është se klubet mund të shtojnë deri në tre lojtarë të rinj në janar, vetëm një nga të cilët do të ketë të drejtë të luajë, në qoftë se ata kanë luajtur më parë në raundet kualifikuese.
(d.b/BalkanWeb)