E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ide/Ngrohja globale dhe nevoja për një taksë globale

Cili mendoni se është çmimi që u prek më shumë Juve? Ushqimi? Karburanti? Norma e lartë e interesit të kredisë së shtëpisë? Apo çmimi i dollarit? Janë të gjitha të rëndësishme. çmimet e lëndëve të para, energjia, normat e interesit apo edhe norma e këmbimit valutor përcaktojnë cilësinë e jetës sonë dhe reflektojnë shpërndarjen e pushtetit midis kombeve, teknologji së re ose përparimin e disa vende dhe rënien e tjerëve.

Por ka një çmim që shpesh nuk merret parasysh edhe pse është shumë i rëndësishem për të ardhmen e njerëzimit: çmimi i emetimit të gazrave në “ngrohjen” e kores së Tokës. Flitet pak për këtë çmim, sepse është aq i ulët saqë askush nuk e percepton...për momentin.

çmimi për bërjen pis të planetit - ose të atmosferës sonë - është i rrezikshëm të injorohet kaq lehtë. Ju, për shembull, nuk paguani shumë kur “nxehni” planetin sa herë ndizni dritën, kur udhëtoni me makinë, kur hani mish apo pritni ndonjë pemë. Por nëse do duhet të paguani më shumë nga xhepi juaj, ahere, do të duhet t’i zvogëloni këto veprime, ose do përpiqeni për të gjetur mënyra më pak të kushtueshme e më efektive për të arritur rezultate të njëjta. Fakti është se pasojat janë të dukshme dhe se çmimi i tyre do të paguhet nga brezat e ardhshëm. Gjithsesi kjo është një sjellje vetëvrasëse.

Ndërkaq komuniteti shkencor nuk ka asnjë dyshim se Toka është duke u ngrohur për shkak të dorës së njeriut, që ngrohja globale po shkakton dëme të pakthyeshme klimaterike dhe se trendet e tanishme po na çojnë drejt një situatë katastrofike. Sigurisht për sa them ka skeptikë të ndryshëm, por ata janë një pakicë shkencëtarësh me pak kredibilitet profesional, edhe pse ka një teprim të mbulimit nga media, pasi gjithçka u përgjigjet kryesisht interesave ekonomike dhe politike. Në disa raste bile, gjithçka është përshkruar si “debat i pahijshëm”.

Njerëzimi ka vetëm tre opcione në lidhje me ndryshimin e klimës: t’i pësosh ato, t’i zbusësh apo t’u përshtatesh atyre. Shumë nga pasojat që pësojmë janë të pashmangshme, sepse ato janë rezultat i aktiviteteve të mëparshme. Për disa nga ndryshimet e propozuara nuk ka asnjë mundësi për përshtatje. Në Bangladesh për shembull, vendi me popullsinë më të dendur të botës dhe një nga më të prekurat nga efektet e ndryshimeve klimatike, të gjithë do të vuajnë ndikimin shkatërrues. Vende të tjera tashmë janë duke përshtatur, duke i investuar në infrastrukturë, duke ndryshuar politikat bujqësore, rregulloret dhe programet për ndërtimin e zhvillimit urban, turizmit dhe industrisë. Madje edhe planet e tyre ushtarake. Megjithatë, janë thelbësore për të zbutur problemin. Edhe pse problemi i klimës ka arritur tashmë një nivel të pakthyeshëm, gjithashtu e vërtetë se mund ta kufizojmë dëmin që vazhdojmë ta konsumojmë përditë. është thelbësore të ndryshojmë drejtimin e kësaj rruge katastrofike që kemi marrë. është e nevojshme të inkurajojmë vendet, kompanitë dhe individët që të lëshojmë më pak gaz, i cili duke u akumuluar në atmosferë, shkakton efektin serrë.

Dhe pothuajse, gjithmonë, kur flasim për stimuj sub-vencionesh jemi duke folur për çmimet. çka në këtë rast, do të thotë të krijohet një çmim më i lartë për sjelljet që shkaktojnë rritjen e ritmeve të ngrohjes globale.

Një nga opsionet për të zbutur problemin është që vendet të arrijnë një marrëveshje në lidhje me limitet e shkarkimeve sasiore të përgjithshme të gazrave serrë dhe duke zhvilluar një treg, ku ndërmarrjet me prodhimin e tepërt mund të këmbejnë "kreditë e mjedisit" me ato kompani që lëshojnë më pak në atmosferë, duke bërë kështu kompensimin për sjellje të mirë ndaj mjedisit. Ky sistem është i njohur si “Cape and Trade”.

Një mundësi tjetër është që të krijohet një “taksë-karboni”, mbi energjinë ose lëndën djegëse.

Një mundësi e tretë është të vendoset një çmim i nënkuptueshëm, i cili në një kombinim stimujsh dhe sanksionesh që qeveritë vendosin për kompanitë dhe individët, siguron kështu sa më shumë vendime "të pastra".

Kuptohet vetiu se janë zgjedhje jopopullore dhe politikisht të rrezikshme. Për më tepër, ato kërkojnë një marrëveshje mes qeverive që përfaqësojnë interesa të ndryshme. Dështimi i negociatave në Kopenhagen është vetëm një shenjë për të treguar sesa i vështirë është procesi. Megjithatë, ka indikacione më simbolike të dështimit danez: ato vijnë nga natyra. Në qoftë se nuk vendosim në një kohë të shkurtër për të rritur çmimin më të madh të botës, pastaj do i takojë natyrës që ta ndërmarrë këtë hap për ne.

Dhe merret me mend se gjithçka do të jetë me një çmim tepër të lartë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›