E Shtunë, 31 Tetor 2026

LeBron James shpërblen futbollistët e Liverpoolit

Ylli i Miami Heat, LeBron James ka njoftuar futbollistët e Liverpoolit se do të organizojë një ndejë të madhe në Las Vegas në rast se ata fitojnë një trofe këtë sezon.

Basketbollisti amerikan është aksionar në Liverpool dhe shpreson në suksesin e ekipit nga Anfield Road. “Jam takuar me kapitenin Steven Gerrard dhe ai është i pasionuar me klubin. Të gjithë në sport kanë nevojë për nxitje dhe nëse Liverpool fiton diçka këtë vit do ti ftojë të kalojnë vikendin më të mirë në jetën e tyre në Vegas”, deklaroi James për tabloidi britanik The Sun.

“Do ti dërgoj në një vend në Vegas që 99 përqind e njerëzve nuk e dinë se ekziston”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›