E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohen 4 shqiptarë me kokainë e hashah

KRETE- Të akuzuar për tregtinë e drogës, u arrestuan 4 shqiptarë, të cilët u kapën në flagrancë me 190 pako kokainë gati për shitje dhe disa pako hashashi.

Grupi i trafikantëve kishte qenë prej kohësh në shënjestrën e policisë dhe aksioni për kapjen e tyre u shtri gjatë 24 orëve. Policia arrestoi 4 persona, sekuestroi 190 doza kokainë, 10 pako hashash dhe një sasi të konsiderueshme të parave të përfituara nga shitja e narkotikëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›