Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, akuzohen për vrasje
ATHINE- Policia arriti të kapë pas disa muajsh, të dyshuarit për vrasjen e një 75 vjecari në shtëpinë e tij. Sipas policisë ata janë 3 shqiptarë që mëngjesin e 4 prillit të këtij viti, qëlluan me armë në shtëpinë e tij në prani të gruas, një 75 vjecar. Ngjarja ndodhi kur 3 shqiptarët hynë ndaj të gdhirë në shtëpinë e viktimës dhe pasi ai i identifikoi e u përpoq t’i ndalonte, e qëlluan për vdekje.
Policia kishte hetuar përgjatë kërtyre muajve për krimin në fjalë, dhe të dyshuarit u vunë në shënjetstër të saj, pasi kishin vjedhur një makinë në Messinia. Autorët arritën t’i shpëtojnë ndjekjes, por provat e gjetura nga policia dhe dëshmitarët e pyetur, bënë të mundur identifikimin e autorëve.
3 shqiptarët akuzohen për të paktën 26 vjedhje me dhunë në zonë, ndërsa policia vazhdon hetimet për zbardhjen e krimeve ku ata janë përfshirë.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera