E Diel, 1 Nëntor 2026

UÇK ka rrëmbyer civilë në Kosovë

Prishtinë -Një hetim i bërë nga BBC-ja ka zbuluar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka rrëmbyer civilë, të cilët më pas janë keqtrajtuar dhe në disa raste janë vrarë. Burimet i kanë thënë BBC-së se serbë, shqiptarë dhe romë ishin në mesin e 2.000 personave që u zhdukën. Kjo ka ndodhur si gjatë ashtu edhe pas luftës në Kosovë që përfundoi në qershor të vitit 1999.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-drejtori politik i UÇK-së i ka hedhur poshtë këto akuza. Thaçi ka thënë se mund të ketë patur individë që e kanë "keqpërdorur uniformën e UÇK-së", por ka shtuar se UÇK-ja e ka distancuar vetveten nga këta individë. Hetimi i kryer nga BBC News, mori në shqyrtim edhe pretendimet se disa prej personave që u mbajtën në Shqipëri, ishin vrarë për t’u marrë organet dhe se faktet e mbledhura nga hetues të OKB-së në Shqipëri ishin shkatërruar nga Gjykata për Krimet e Luftës në Hagë.

Shoqata e Familjeve të të Zhdukurve në Serbi pretendon se 400 serbë të Kosovës janë rrëmbyer në fund të luftës dhe ende nuk janë gjetur. Rreth 150 persona nuk gjenden që prej kohës së luftës.

Nga koha e luftës rezultojnë të zhdukur 1.500 shqiptarë, kur forcat serbe të sigurisë kryen disa krime lufte të faktuara mirë, kundër popullsisë shqiptare që përbën shumicën. Qindra trupa u gjetën në varre masive në Serbi. Hetimi i BBC-së tregon se luftëtarë të UÇK-së, gjithashtu ishin fajtorë për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›