UKT: Ndërprerje e ujit në Kodër Kamëz

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka njoftuar se është ndërprerë energjia në stacionin e pompimit në Laknas. Si rezultat i kësaj ndërprerje energjie UKT bën me dije se do të ketë ndërprerje të ujit për depon e Kodër Kamzës deri në orën 18:30. UKT kërkon mirëkuptimin e të gjithë banorëve për këtë ndërprerje të shkurtër të ujit të pijshëm, ndërsa bën me dije se po punohet intensivisht për ndreqjen e kësaj avarie, në mënyrë që të nis rregullisht furnizimi me ujë për banorët e kryeqytetit.