E Diel, 1 Nëntor 2026

UMNIK, redukton personelin në Kosovë

Misioni i OKB-së në Kosovë do të zvogëlojë numrin e punonjësve të tij deri në fillim të verës së këtij viti, duke mbajtur një personel prej rreth 500 personash. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko në një interviste te dhene për BBC-në, ka thene se nga 5 mijë punonjës sa kishte UNMIK-u pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës vitin e kaluar, numri i tyre do të zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Sipas tij UNMIK-u nuk e administron më Kosovën por roli i tij është shndërruar në raportues dhe vëzhgues politik të zhvillimeve në këtë vend. Ivanko ka thënë se i takon vetëm Këshillit te Sigurimit të OKB-së që të vendos për mbylljen ose hapjen e një misioni. Qëndrimi i tij pason kërkesën e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës për mbylljen e misionit të OKB-së pas nëntë vitesh funksioni. Ata gjithashtu e kanë cilësuar Rezolutën 1244 si të tejkaluar, duke vlerësuar se Kosova ka shpallur pavarësinë dhe ajo funksionon mbi bazën e Kushtetutës së saj. Por serbët e Kosovës thonë se kërkesa për largimin e UNMIK-ut bie ndesh me Rezolutën 1244, me vendimet e Këshillit te Sigurimit të OKB-së dhe kjo, sipas tyre, shënon jo vetëm shkelje të Rezolutës por edhe të së drejtës ndërkombëtare. por zëdhënësi i UNMIK-ut, Ivanko thotë se nëse do të ketë një pajtueshmëri të të gjitha palëve, misioni i OKB-së do të mund të ofronte një përfaqësim të jashtëm, atje ku Kosova nuk është e njohur

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›