Të verbërit paralajmërojnë protesta
Komuniteti i te verbërve paralajmeron protesta të cilat do të fillojnë me datë prill. Fillimisht këto protesta do të fillojnë nëpër qytete dhe më pas do të perfundojnë me një protestë masive në kryeqytet. Presidenti i shoqatës të të verbërve, Sinan Tafaj shprehet se pas kërkesave të bëra disa herë në ministrine e punës dhe qeveri, dhe marrja e një përgjigjeje negative nga ministria, shoqata e të verbërve ka vendosur të fillojë protestat. Sipas Sinan Tafaj, edhe pse nga qeveria u mor një vendim për reduktimin e pagesës me 10 mijë për të verbërit kjo shumë është e papranueshme për ta.