Topi: Duhet platformë ndërinstitucionale për gjakmarrjen
Shteti shqiptar nuk ka ende një strategji për palandalimin dhe shuarjen e gjakmarrjes. Edhe pse fenomeni zë vend në të gjithë Shqipërinë, ku më i theksuar është në veri, kreu i shtetit Bamir Topi denoncon se pavarësisht aspitarave euroatlantike, nuk ka një platformë konkrete ndërinstitucionale kundër gjakmarrjes. Madje sipas Topit, përmasa e këtij fenomeni në vendin tonë, na ka bërë jo pak herë objekt në raportet ndërkombëtare dhe të kritikave të të huajve. Topi vijon më tutje se produkt i gjakmarrjes mbetet krimi, privimi i shkollimit dhe krizat e familjeve të ngujuara. Në këtë kontekst ai apelon për ndërtimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, ndërsa thekson se ky pushtet ka detyre ekskluzive të zbatojë ligjin ndaj kujdo që vret. Dhe të paktën sipas të dhënave të publikuara, konfliktet mbi pronën, dhe mosveprimi drejt i ligjit dhe pushtetit gjyqësor, përbën sot një ndër burimet kryesore që ushqen gjakmarrjen. Kongresi i tretë i pajtimit mbarëkombëtar, i cili u zhvilluar në kryeqytet me praninë e presidentit të vendit, hodhi në diskutim strategjinë kombëtare kundër gjakmarrjes, dhe pritet të miratohet plani strategjik për eleminimin e hasmërive dhe integrimin në BE pa gjak.