E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatët e PD, prezantojnë kandidatët

Liderët e partive të djathta që bëjnë pjesë në koalicioni Aleanca për ndryshim, kanë prezantuar kandidatët e tyre në zona të ndryshme të vendit. Kryetari i Partisë lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Kavajës, ku bëri prezantimin e kandidatëve për këtë qark. Kryetari i PLL Spahiu theksoi shpirtin nacionalist dhe demokrat të qytetarëve të Kavajës që është dëshmuar edhe me votën e tyre që nga zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 dhe ne vazhdimësi. Ai shprehu kënaqësinë e tij dhe të PLL për fitoren e thellë të nacionalistëve, konservatorëve dhe demokratëve ne zgjedhjet për parlamentin evropian Kësaj fitoreje të së djathtës evropiane do ti  bashkëngjitet edhe fitorja e koalicionit tonë Aleanca e Ndryshimit duke e shndërruar këtë verë në stinë të fitores, tha Spahiu gjatë fjalës së tij. Spahiu i kujtoi të pranishmëve harresën e qeverive socialiste për qytetin e tyre dhe solli fakte konkrete të investimeve të shumta që qeveria Berisha ka realizuar në Kavajë. Ndërsa kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, të cilët do të garojnë në 12 qarqe të vendit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas kreut të kësaj partie synimi i PAD-së është të marrë 6 deputetë në këto zgjedhje. Ceka tha se pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të PAD, janë jo vetëm figura politike, por dhe përfaqësues nga shoqëria civile, juristë dhe ekonomistë. Vetë kreu aleancist Ceka, do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›