Europianët mungojnë në votime dhe i japin shumicën konservatorëve
(Kur nuk del në votime, konfirmon qeverisjen)
Nga Besi BEKTESHI
Zgjedhjet e reja të Parlamentit Europian, kanë demonstruar se europianët janë të mërzitur si nga kriza dhe pjesërisht zgjidhjet e politikave financiare, por janë të mërzitur edhe nga alternativat e qëndrimet e së majtës. Në fakt është shënuar pjesëmarrja më e vogël ndonjëherë në zgjedhjet e parlamentit europian, sepse shifra prej 43.55 për qind është më e vogla në të gjitha votimet. Parlamenti Europian do të funksionojë i zgjedhur nga më pak se sa gjysma e atyre 375 milion njerëzve që kanë të drejtë vote në kontinentin plak. Kjo nuk është një liri e madhe vote dhe siguri kaq e spikatur në qeverisje. Këtë e deklaruan edhe shumë observatorë dhe analistë europianë. Në sallën me 736 deputetë të Parlamentit Europian, shumica do të jetë me 267 deputetë të së djathtës apo konservatorëve. Socialistët do të kenë 159 vende, liberalët 81 vende të gjelbrit 54, radikalët 35, konfederata e të majtëve 34, të pavarurit 18, dhe të tjerë plotësojnë 88 vende të mbetura. Për herë të parë do të zbatohet paga e barabartë prej 7 mijë euro për të gjithë deputetët, dhe më të penalizuarit do të jenë eurodeputetët italianë që merrnin deri më tani 12 mijë euro si paga më e lartë e 27 vende të parlamentit në kontinentin e vjetër.
Pse europianët vendosin ti premiojnë edhe një herë konservatorët? Në të vërtetë ato nuk janë bindur shumë edhe prej fraksionimit të së majtës europiane dhe alternativave të saj. Pastaj përgjigjet e krizës së formuar në Amerikë edhe pse me kujdes dhe ngadalësi, janë bërë më mirë në Europë dhe në vendet ku kanë qeverisur konservatorët. Kjo në ndryshim të plotë nga konservatorët në USA si origjinë e krizës. Shqelmin më të madh e majta e ka marrë te laburistët britanikë të kryeministrit Gordon Broën i cili edhe pse nuk po jep dorëheqjen, ka ndërruar 10 ministra të tij. Laburistët anglezë së bashku në aleancën e tyre të madhe me republikanët amerikanë jo vetëm që nuk përballën krizën, por edhe e pësuan në zgjedhje. Por në një farë mënyre është premiuar konservatori Sarkozy i cili me partinë e tij, doli i pari në Francë me 28 për qind, kur socialistët nuk kanë më shumë se 18 për qind. Ndoshta edhe Obama edhe pse u largua më shpejt nga Franca, i dha një dorë shefit të Ellisse-së në pak ditë përpara zgjedhjeve. Kjo zgjedhje e francezve ka treguar se qeveria konservatore ka suportuar më mirë goditjet e krizës edhe pse ka pak rënie në popullaritetin e presidentit, të shtetit të madh kulturor dhe industrial Europian. Nuk pritej kaq shumë, por kanë dalë të qartë edhe konservatorët e Angela Merkel që mbeten partia më e fortë e gjermanëve. Kanë fituar qartë edhe Liberal Demokratët në Gjermani dhe në zgjedhjet e shtatorit besohet se do të ketë një aleancë me CDU-në e cila ka pushtetin sot në bashkim qeverisës me SPD-në.
Gjermanët kanë vërejtur edhe pse në mungesë në zgjedhje, se Merkel ju përgjigj mirë ndryshimit në Amerikë dhe gjithashtu edhe goditjes së madhe të krizës, duke marrë masa drastike në sistemin financiar dhe imobiliarë, por edhe të prodhimit të automobilave. Në fakt Gjermania është shteti që dërgon më shumë eurodeputetë në parlementin Europian të cilët janë 99-të. Në këtë mënyrë shihet qartë edhe pesha e shtetit të madh dhe të fortë, ekonomikisht, financiarisht dhe politikisht në qendër të Europës. Në Itali, Berlusconi nuk merr 40 për qind të votave sikundër pretendonte, por arin të ketë 35.24 për qind dhe mbetet partia e parë në Itali. Ai edhe pse në mes të skandaleve të fotove të qejfit, qëndron politikani më popullor në shtetin mik perendimor me ne, dhe ju bën ballë fragmentizimit të së majtëve, partive antikorrupsion dhe katolikëve të organizuar në disa parti të vogla. Kurse Partia Demokratike bie, por qëndron pak më shumë se 26 përqind. Natyrisht në Itali fragmentizimi i të majës dhe lidershipet në pikërisht këtë krah në konkurencë, bëjnë që edhe pse janë më shumë në numër të mos gëzojnë pushtetin. Por edhe socialistët e Zapateros kanë humbur zgjedhjet në Spanjë, megjithëse konservatorët nuk kanë bërë fitoren e dukshme. Me vetëm 4 për qind më shumë, konservatorët i kanë dhënë edhe një frymë në këtë moment krize Zapateros në një moment të rëndë krize me një papunësi prej 18 përqindësh. Në Greqi konservatorët e Nea Demokrazia kanë rënë poshtë atyre të Pasok-ut dhe kështu Karamanlis do të paguajë shtrenjtë si arrogancën në pushtet dhe krizën, demonstrimet e forta në rrugë, të cilat i japin të drejtën socialistëve të kërkojnë zgjedhje të parakohshme me që kanë 36 për qind të votave. Në Hungari humbin socialistët, por edhe në Çeki. Në Austri social demokratët dhe popullorët me respektivisht 23 dhe 29 për qind të votave janë në qeveri, por janë rritur euroskeptikët me Hans-Peter Martin, me 18-të për qind dhe kjo është një goditje e fortë edhe për votën popullore në përgjithësi, por edhe për konsensusin në KE dhe BE. Në Portugali socialdemokratët arrijnë 31, 7 për qind dhe lënë pas socialistët të cilët kanë 26, 6 për qind dhe që janë në qeveri, duke u bërë një test i qartë prove. Qendra e Djathtë ka fituar edhe në Poloni me 45.2 për qind duke konfirmuar qeverisjen e Platformës Civike. Kurse në Suedi futet për herë të parë Partia e Piratëve dhe është fjala për piraterinë në internet, por zgjedhjet i kanë fituar socialdemokratët në 26 për qind, përballë të moderuarve të kryeministrit Frederik Reinfeld të cilët kanë mbetur pak më shumë se 18 për qind. Në fakt Suedia do të kryesojë mbas këtyre zgjedhjeve edhe BE-në dhe natyrisht këto zgjedhje do të peshojnë mbi kryesimin e saj. Por çka dashur të tregojë me këto votime zgjedhësi europian? Në fillim ai ka treguar se nuk del me shumicë në votime, sepse merr përgjigje të pothuaj barabartë nga të dy krahët politikë. Pastaj e majta europiane po tregon se është shpesh herë e fragmantizuar në ndryshim të dukshëm nga e djathta ose konservatorët që kanë më pak liderë dhe pjesët e partive të mbledhur rreth tyre. Por zgjedhësi europian veproi edhe me përgjigjen ndaj krizës. Masat e qarta dhe qëndresa e ekonomive europiane i kanë treguar zgjedhësve se në kontinentin plak mendohen disa herë përpara se të veprojnë dhe kjo është analiza e shpejtë e faktit të kryer ku konservatorët nuk janë ndëshkuar. Konservatorët janë ndëshkuar aty (vënde të veçanta) ku kriza ka pllakosur keqas dhe ka pasur pasoja më të mëdha. Por kriza në Amerikë kaq e madhe dhe e dukshme, ju ka treguar zgjedhësve europianë se në qeverisjen e përbashkët europiane ka më shumë siguri, dhe kjo për to është e rëndësishme. A do të ndikojë kjo fitore përgjysmë e konservatorëve në Europë, pikërisht në vendin e vogël, ku me 28 qershor do të ketë zgjedhje politike. Në fakt zgjedhjet për Parlamentin Europian janë disi tepër të dyshueshme për politikat e vendeve europiane veç e veç. Do të mund të ishte ndryshe po të bëheshin zgjedhje politike për qeverisjet në vënde të ndryshme. Është një indikacion i madh, por jo një përgjigje e saktë për politika kombëtare. Është një përgjigje kryesisht për burokracinë e Brukselit dhe Strasburgut. Patjetër që sot do të gëzohet më shumë Berisha te ne për këtë fitore në parlamentin europian të konservatorëve dhe të popullorëve, por vetëm kaq. Ka diçka të afërt edhe te ne por...! Edhe te ne do të shikohet qartë pjesëmarrja në zgjedhje apo interesi për të shkuar në votim. Nga të gjithë drejtimet dhe zgjedhjet është vërtetuar se kur kemi një pjesëmarrje të madhe ka edhe ndryshim në të kundërtën vërtetohet dhe afirmohet qeverisja e deri tanishme. Kështu ka ndodhur në Itali në kohën e pushtetit të dikurshëm të së majtës dhe ardhjen e Berlusconit dhe kështu ka ndodhur edhe në Amerikë kur u kthyen demokratët me Obamën. Ka pasur një pjesëmarrje të lartë. Sepse si e majta në Itali dhe konservatorët në Amerikë e kish tepruar vërtetë. Menefregizmi padyshim që lë në pushtet, atë qeveri që është. Në fund të fundit vërteton se edhe ky tjetri nuk përbën ndryshim. Në fakt te ne, zor se konsiderohen parametra matës ato që europianët konsiderojnë kur dalin në zgjedhje. Këtu askush nuk pyet për krizën dhe për standardin e jetës. Këtu të gjithë pyesin për trimëri apo faje dhe me kë