Nje bote pa antibiotike
Industria farmaceutike nuk ka me interes te zhvilloje antibiotike qe ne ndryshim nga ilacet per tensionin apo per diabetin pihen per nje kohe te shkurter. Per me teper ata rrezikojne te behen shume shpejt me te padobishem per shkak te rezistencave
Ne nje interviste te dhene per New York Times ne vitin 1945 Alexander Fleming i paralajmeronte te gjithe sipas zbuluesit te penicilines nje perdorim i papershtatshem i antibiotikut mund te conte ne seleksionimin e formave mutante dhe rezistente te Staphylococcus aureus i afte te provokonte jo vetem te pacientet por edhe ata qe i rrinin afer infeksione te renda.
Fleming kishte pasur te drejte pas nje viti nga dalja e penicilines nje perqindje e mire e ketyre baktereve ishte bere e pandjeshme ndaj terapise. Qe atehere pavaresisht se kerkimet kane prodhuar dhjetera molekula te reja gjerat kane shkuar duke u perkeqesuar derisa jane bere vertet alarmante. Sot ekzistojne mikrobe qe nuk mund te luftohen nga asnje lloj antibiotiku i destinuar per ti luftuar. I fundit eshte shfaqur ne Indi dhe eshte gjetur te nje pjese e madhe e anglezeve qe shkojne ne Delhi apo Chennay per tiu nenshtruar nderhyrjeve kirurgjikale estetike shume here me ekonomike se ne vendin e tyre. Ky bakter ka mberritur edhe ne Europe duke provokuar infeksione sa te lehta aq edhe vdekjeprures sipas asaj qe tregonte pak kohe me pare revista The Lancet.
ShqetesimiKeshtu shqetesimi ne ambientet shendetesore po rritet. Shfaqja e ketyre superbaktereve ultrarezistente nuk eshte nje risi. Enteronbakteri indian eshte i fundit ne liste por me pare jane identifikuar edhe baktere te quajtura acinetobakter kunder te cilit pjesa me e madhe e molekulave ne dispozicion eshte jo efektive. Per me teper ky lloj bakteri mund te provokoje infeksione te renda sidomos ne repartet e kirurgjise apo terapise intensive neper spitale. Me pare akoma qe nga vitet lsquo60 jane izoluar stafilokoke baktere ne gjendje ti rezistonin edhe meticilines te vetmit antibiotike qe mund ti shkaterronte. Por deri ne nje fare pike perhapja e ketyre baktereve mbetej neper pavijonet e spitaleve ne repartet e reanimacionit apo terapise intensive dhe te pacientet qe sot kane mbijetuar fale progreseve te medha te mjekesise transplanti semundje tumorale por qe jane edhe me te brishte dhe me te ndjeshem ndaj infeksioneve. Tani po ndodh me e keqja keto baktere shume rezistente po perhapen gjithandej dhe problemi ka nisur tu interesoje edhe pacienteve qe i drejtohen mjekut. Rezistenca eshte nje sistem qe bakteret zhvillojne per te mbijetuar ndaj nje ndryshimi te mjedisit dhe agresionit te antibiotikeve thone mjeket. Keshtu pak nga pak jane seleksionuar bakteret me te forta ndersa antibiotiket kjo per faj edhe te abuzimit jane bere me kalimin e kohes me pak efikase.
KujdesiMjeket kane arritur ne perfundimin se ne 40 per qind te rasteve te infeksioneve te shkaktuara nga bakteret kane nje rezistence nga antibiotiket. Escherichia coli nje bakter pergjegjes per helmimet e renda ne 40 per qind te rasteve eshte rezistent nga fluorochinoloni. Problemi eshte real sepse edhe zgjidhjet nuk jane te thjeshta. Deri ne nje fare pike kerkimi ka ecur krah perkrah me semundjen. Sapo shfaqej rezistenca mberrinte antibiotiku i ri. Tani perpjekjet nuk jane aq te medha dhe numri i produkteve te reja qe dalin eshte i vogel thone specialistet. Thuajse te gjithe antibiotiket jane zbuluar mes viteve lsquo50 dhe lsquo70 dhe ne dhjete vitet e fundit jane shfaqur vetem 9 lloje te reja. Industria farmaceutike nuk ka interes te zhvilloje molekula si per shembull antibiotiket qe ne ndryshim nga ilacet per tensionin ose ato per diabetin pihen per nje kohe te shkurter. Per me teper ata rrezikojne te behen shume shpejt me te padobishem per shkak te rezistencave. Por nese kerkimi eshte zvogeluar bakteret perkundrazi arrijne te shkaktojne infeksione dhe te jene rezistente nga nje cep i botes ne tjetrin. Problemi nuk eshte vetem per vendet perendimore por edhe per ata ne vendet ne zhvillim ne Tanzani 70 per qind e infeksioneve te te sapolindurve eshte rezistente ndaj antibiotikeve te keshilluar nga Organizata Boterore e Shendetesise. Mikrobet qe behen rezistente jane ne gjendje te transferohen te bakteret e tjera permes fragmenteve te caktuara te ADN-se edhe tek individe te shendetshem. Me pesimistet flasin per epoken e postantibiotikeve. Me optimistet vazhdojne te besojne ne kerkimet mjekesore dhe jane te sigurt se shkencetaret ne fund te fundit jane gjithmone me dinake se bakteret. Kerkimi eshte si nje makineri e fuqishme kur angazhohesh shume rezultatet mberrijne. Aktualisht jane rreth 50 llojet e antibiotikeve per te cilat po behen kerkime te ndryshme sipas konferences te mbajtur ne Boston. Ja vlen te besosh se ne nje bote pa antibiotike mjekesia moderne do te hiqte dore nga shume terapi te domosdoshme. Pa antibiotike sa per te dhene nje shembull nuk mund te operosh nje apendicit apo te besh transplantin e nje organi.