Slloni jeshil dhe shqetesimi i anetareve te keshillit bashkiak
Abonete problemi i vendosjes se emrit te nje shkolle te re 9-vjecare qe u perurua kete vit te ri ne periferi te Tiranes nuk jane ceshtje qe i prekin anetaret e keshillit bashkiak.
Kjo deri-diku duket e drejte nese do te ecnim ne kepucet e tyre. Shumica e anetareve te keshillit bashkiak punen ne kete institucion e kane te dyte ose te trete dhe jo prioritare.
E dyta pakkush prej anetareve te keshillit merr autobusin e Unazes e njohur edhe si linja e sllonit jeshil. Per me teper asnje prej anetareve te keshillit nuk ka femije qe mesojne ne zonen e Alliasit atje ku ndodhet shkolla e re. Nxenesit edhe sot nuk dine te pergjigjen se cfare shkolle ndjekin ajo eshte pa emer. Nderin per ta pagezuar shkollen e ka keshilli bashkiak...
Personalisht qe marr cdo dite te pakten nje here ne dite urbanin nuk kam pare kurre ne ndonjeren nga linjat e transportit kryeqytetas ndonje prej anetareve te keshillit bashkiak.
Me ka rastisur qe ndonjeri apo ndonjera prej anetareve te keshillit te me kete hapur rrugen duke me pershendetur me veshtrimin pas syzeve Police Ray-Ban... e pas xhamat e ndonje benzi te erret. Per me shume anetaret e keshillit e anetareshat i kam pare te veshura te ngjeshura e zbukuruar me vathe njesoj si Jeniffer Lopez pas koncertit te saj.
Per me shume nuk me ka ndodhur ti shoh ndonjehere ne mbledhjet e keshillit bashkiak pa krem puder e taka. Meshkujt te gjithe me kostum me kemishe te kollarisur.
Patjeter tani qe mendohem asnje prej tyre nuk ia qan dot hallin atij qytetari qe duhet te marre autobusin te veshe kepuce te sheshta e te vrapoje se i iku slloni jeshil.
Te me ndjeni more anetare te keshillit bashkiak bejani hallall qytetareve pas tre muajsh mungese lereni nje dite te takoheni ne fundjave kur te keni pak kohe te lire te diskutoni ndonje ceshtje per qytetin qofte dhe kot per tu mbledhur sikur edhe ne ndonje kafe te Blloku e jo ne sallen e keshillit bashkiak. Kafen ua paguaj une...