E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Marrëveshja, Serbia “de jure” njohu Kosovën

PRISHTINE- “Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve është në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.

Sic shkruajnë mediat kosovare, Thaci citohet të ketë thënë se me anë të kësaj marrëveshje, Serbia njeh kufirin shtetëror të Kosovës.

“Menaxhimi i integruar i kufijve si model evropian garanton kalim të shpejtë dhe të lehtë të njerëzve dhe mallërave, por njëkohësisht siguron që autoritete përkatëse të Republikës së Kosoëvs të luftojnë dhe parandalojnë kontrabandën, trafikimin dhe krimin e organizuar që kishte lulëzuar veçanërisht në veri në 12 vjetët e kaluara. Me këtë marrëveshje është vënë ligjshëmria e plotë dhe sundimi i ligjit edhe në kufirin verior të Republikës së Kosovës. Por në të njëjtën kohë me këtë marrëveshje është edhe një njohje në një kuptim apo kuptimin tjetër edhe ‘de jure’ të Serbisë për Republikën e Kosovës, pra kufijve nga Serbia në raport me kufijtë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, me këtë marrëveshje është vendosur rendi dhe ligji në veri të vendit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›