Prokuroria, hetim dhunës në Laç, shoqërohen 3 vetë
KURBIN- Prokuroria e Kurbinit mësohet se ka nisur një hetim për dhunën e ushtruar dy ditë më parë ndaj arbitrit ndërkombëtar Lorenc Jemini në stadiumin e Laçit. Burime nga organi i akuzës kanë bërë të ditur ditën e djeshme se është thirrur për të dëshmuar gjyqtari i ndeshjes Laçi-Kastrioti (1-1), i cili u godit barbarisht me grushta në përfundim të kësaj sfide. Jemini ka dëshmuar për dhunuesit e tij, ndonëse mësohet se ka qenë një rrëfim jo edhe aq frytdhënës për Prokurorinë. Ndërkohë, paralelisht, policia e Kurbinit ka shoqëruar tre persona, të cilët gjithsesi janë në ndjekje në gjendje të lirë dhe nuk u është prerë fleta e arrestit. Mes tre të shoqëruarve është edhe zëvendës trajneri i Laçit Ardian Laska, pjesëmarrës në aktet e dhunës që ndodhën në fundin e ndeshjes ndaj Kastriotit. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se në ditët e ardhshme do të merren nën hetim edhe persona të tjera, pasi janë duke u studiuar videot televizive, të cilat tregojnë qartë dhunën e ushtruar ndaj arbitrit. Në të u përfshinë drejtues të klubit të Laçit, duke nisur nga presidenti Pashk Laska, por edhe lojtarë e tifozë. Ndaj tyre po vazhdon procesi i verifikimit dhe menjëherë më pas pritet që të priten edhe fletë arrestet. Përfshirja e shumë njerëzve e vështirëson këtë proces, ndonëse presidenti i Laçit Laska duket qartazi kur godet gjyqtarin, në momentin që ky i fundit është i rrethuar nga policë.
FEDERATA
Ndërsa Prokuroria ka nisur hetim, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë denoncim për dhunën në Laç. Sipas sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së Eduard Prodani, policia dhe Prokuroria i kanë pamjet dhe le ta nisin vetë hetimin. "Unë kam kontaktuar me drejtues të policisë dhe sipas tyre, ngjarja nuk do të mbarojë me kaq, - tha Prodani. - Ata na kanë premtuar se do ta ndjekin problemin me përparësi, pasi ekzistojnë filmime të qarta. Është ushtruar dhunë në një ambient publik siç është stadiumi, i cili sigurohet pikërisht nga policia. Edhe unë vetë kam besim se do të ketë zhvillime për këtë rast", shtoi ai. Në lidhje me dënimet që mund të jepen për klubin laçian, Prodani tha se ato janë në dorë të Komisionit të Disiplinës, porse ekzistojnë të gjitha gjasat për përjashtimin e këtij ekipi. "Në rregullore është e përcaktuar një masë e tillë, pasi ka patur dhunë masive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, - u shpreh sekretari i përgjithshëm i FSHF-së. - Vendimet janë të Komisionit, por mund të themi se ekstremet për të dhënë masën e përjashtimit ekzistojnë". Vendimi i Komisionit të Disiplinës për ngjarjet e ndodhura në Laç do të jepet ditën e mërkurë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)