Greqi, "Molotov" dhe kimikate në protestat për kujtim të Aleksit
ATHINE - Rreth 2 000 mijë studentë u mblodhën për të nderuar kujtimin e Aleksandros Grigoropulos tre vjet pas vrasjes së tij.
Incidente u vunë re gjatë protestës, ndërkohë që policia ka treguar përmbajtje.
Kur mbërritën përpara Parlamentit, protestuesit hodhën gurë, shishe dhe dy kokteje molotovi kundër policisë, e cila u kundërpërgjigj duke përdorur kimikate.
Tension pati edhe gjatë protestave në Selanik, ku u dëmtuan rëndë zyrat e degëve të bankave dhe gjithashtu iu vu zjarri kazanëve të mbeturinave.
Në Iraklio të Kretës nxënësit dolën në rrugë për të protestuar dhe hodhën gurë mbi policinë, e cila u përgjigj me gaz losjellës.
Në orën 18:00 janë planifikuar tubime të reja, ku do të marrin pjesë edhe partitë e majta.
5 000 forca policie janë në gatishmëri, për të parandaluar sulmet.
"Forcat e ruajtjes së rendit janë udhëzuar të jenë të matur, por për cdo incident reagimi i tyre do të jetë i menjëhershëm", thotë një zyrtar i policisë.
15 vjecari Aleksis Grigoropulos u vra në dhjetor të vitit 2008, në lagjen Eksarkia të Athinës, nga ish polici Epaminonda Korkoneas, i cili për këtë krim është dënuar me burgim të përjetshëm.
Vrasja shkaktoi një valë të paparë revoltash në Greqi për disa muaj me radhë dhe në cdo përvjetor të 15 vjecarit, në Greqi vazhdojnë të zhvillohen protesta.