E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Bulqizë-Fushë Bulqizë, vdes 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka humbur jetën gjatë orëve të natës në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 24:00, ku tre makina janë përplasur fort midis tyre dhe për pasojë ka gjetur vdekjen Jeshar Dedja, 24-vjeç.
 

Menjëherë në venngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë personave të përfshirë në aksident dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›