E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani dhe Turqia lënë pa ujë Irakun, bllokohet rrjedhja e 49 lumenjëve

Ministri i Tregtisë së Irakut ia tërhoqi vërejtjen Iranit dhe Turqisë fqinjë që të mos i injorojnë nevojat për ujë të Irakut.

Në një intervistë për REL ministri i Tregtisë Kairallah Hasan Babaker, tha se Irani ka penguar rrjedhjen e 49 lumenjëve të vegjël nga Irani për në Irak, duke ndikuar në këtë mënyrë në buqësinë e provincave si Sulejmania në Kurdistan, Dijala, Majsani apo Basra.

Ministri tha se qeveria irakiane ka vendosur të mos nënshkruajë ndonjë marrëveshje bilaterale për tregti me Teheranit, përderisa zgjidhet çështja rreth ujit.

Babaker tha se Iraku e ka diskutuar këtë çështje me Turqinë dhe Iranin për shumë vite me radhë, por nuk është arritur ndonjë rezultat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›