Tirane kater automjete perfshihen ne aksident
Katër automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në qendër të kryeqytetit. Ngjarja ndodhi në “Rrugën e Kavajës” por pa dëmtime serioze në njerëz. I vetmi problem i raportuar nga vendngjarja ishte një grua shtatzënë që ndodhej në njërën prej makinave dhe që ka pësuar tronditje. Për këtë shkak ajo është transportuar menjëherë nga një ambulancë në spital për të marrë ndihmën e parë. Mjetet e përfshira në aksident ishin dy “Volzvagen Pasat” me targa AA 934 IF dhe TR 7026 P, një “Pezho” me targa TR 2330 U dhe një një “Benz” me targë TR 2834 S. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.