E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Njohje te reja, Serbia nuk na ndalon

Sejdiu kundershton pohimet serbe se ata kane penguar njohjen e pavaresise

Ministri i jashtem i Serbise, Vuk Jeremic, dorezoi dje ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara nje projekt rezolute per vleresimin e ligjshmerise se shpalljes se pavaresise se Kosoves. Nderkohe qe Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaron se do te kete njohje te reja. Ai eshte shprehur se procesi i njohjes se pavaresise se Kosoves do te vazhdoje me intensitet ne javet e ardhshme. "Shume vende kane premtuar njohjen e pavaresise se Kosoves qe, do t'i mundesoje ketij procesi te njohjes te vazhdoje per nje periudhe", deklaroi presidenti kosovar. Ai ka kundershtuar pohimet e zyrtareve serbe se e kane penguar ne shume pjese te botes, procesin e njohjes se pavaresise se Kosoves. Serbia ka paralajmeruar paraqitjen e rastit te Kosoves ne Gjykaten per te Drejten Nderkombetare, per te kerkuar nje qendrim mbi ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Kerkesa e Serbise do te mund te behej ne kuader te mbledhjes vjetore te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne muajin shtator, por vetem nese ajo arrin te mbledhe votat e afro 100 vendeve anetare te organizates boterore. Jane 45 shtete, ne mesin e te cilave edhe SHBA dhe nje numer vendesh te BE-se, qe e kane njohur deri tani Kosoven.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›