UNMIK: “S ka datë për bisedimet teknike mes Prishtines e Beogradit”
Autori i Lajmit: red.
BEOGRAD – Nuk dihet ende se kur do të nisin bisedimet në lidhje me çështjet teknike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kështu deklaroi zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, për gazetën "Veçernje novosti", duke shtuar se ekzistojnë kontaktet ndërmjet përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, Beogradit dhe Prishtinës, rreth vazhdimit të këtij dialogu. Sipas tij, asnjëra palë nuk është në gjendje që të saktësojë datën e fillimit të dialogut për çështje teknike si policia, doganat, gjyqësia, infrastruktura, trashëgimia kulturore serbe, ndërsa Kombet e Bashkuara dhe BE-ja janë të gatshme të ndihmojnë këto bisedime. Ivanko mohoi të ketë ndonjë vakuum institucional për komunitetin serb, duke thënë se KFOR-i ka 15 mijë ushtarë, EULEX-i një mijë policë, ndërsa ekziston edhe policia e stërvitur shumë mirë e Kosovës. Ai tha se UNMIK-u nuk ka lidhje me formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke shtuar se me këtë çështje merret NAT0-ja. Ivanko gjithashtu hodhi poshtë pohimet se sërish po i bëhen lëshime palës shqiptare, duke thënë se UNMIK-u merr udhëzime nga Këshilli i Sigurimit. "Gjatë dy viteve të kaluara ka pasur shumë pak krime me motive etnike në Kosovë, kurse atje ku nuk kemi pasur sukses është çështja e kthimit",- tha Ivanko.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009