Bakojanis, javës tjetër vizitë në Prishtinë dhe Beograd
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Jashtme greke, Dora Bakojanis, do të nisë një tur vizitash nga data 2 shkurt, në vendet perëndimore të Ballkanit. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Jorgo Kumucakos. Si përfaqësuese e OSBE-së, Bakojanis pritet që më datë 2 shkurt të vizitojë Beogradin, ndërsa një ditë më vonë do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të OSBE-së, EULEX dhe liderët e këtyre vendeve. Ndërsa më datë 9 shkurt ajo pritet të vizitojë dhe Tiranën.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009