E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK: VendosKS-ja, jo Prishtina

PRISHTINE- UNMIK-u do të vazhdojë të punojë në kuadër të mandatit të tij që vjen nga Këshilli i Sigurimit, derisa Këshilli i Sigurimit të vendosë ndryshe.
Ky fakt deklarohet nga zëdhënësi i këtij misioni, Raswll Gik.

“Mendoj se ajo që kemi dëgjuar në seancën e fundit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, ishte një mbështetje për punën tonë nga anëtarët e këshillit”, deklaron Gik.
Ky reagim vjen pas kërkesës së Prishtinës për zhvleftësim të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit, mbi të cilin bazohet puna e UNMIK-ut.

Pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili flet edhe për Rezolutën 12 44, duket se jane shkaktuar disa paqartësi lidhur me masat që mund të ndërmerren për ta larguar UNMIK-un nga Kosova dhe për t'i dhënë fund kësaj rezolute.

Opozita në Kosovë, ndërkaq, vlerëson se Prishtina zyrtare, që nga procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet ta injorojë rezolutën 12 44 dhe të veprojë si shtet.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, sugjeron që Prishtina zyrtare të shfrytëzojë sesionin e 64-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të aplikuar për anëtarësim në OKB pa u thirrur në Rezolutën 12 44, por duke u bazuar në opinionin këshillëdhënës të GJND-së, i cili, sipas tij, e ka vendosur de fakto Kosovën në një pozicion të pakthyeshëm politik e legal.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›