Dhunon vajzën egruan, kundërshtontefejesën e së bijës
ELBASAN- Zbardhen shkaqet e dhunës në familje pas ngjarjes së ndodhur një natë më parë në fshatin Hajdaraj të Elbasanit. 48 vjecari Kostandin Skënderi rrahu barbarisht ish gruan dhe vajzën e tij sepse ishte kundër fejesës së të bijës.
48 vjecari kishte vite që jetonte si emigrant në Greqi dhe ishte i ndarë nga bashkëshortja e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes në fshatin Hajdaraj kur shkak për kthimin e vrullshëm në atdhe dhe ushtrimin e dhunës ndaj 2 femrave të shtëpisë është bërë lidhja dashurore e vajzës e cila priste konfirmimin e babait për të zyrtarizuar lidhjen e saj.
Pranvera 38 vjecare dhe vajza e saj Eleonora 18 vjec janë dërguar në spital pas dhunës së 38 vjecarit.
“kam katër vjet që jam ndarë. Ai ka ikur në Greqi dhe jeton me një grua tjetër. Pasi mori vesh që goca dashuron një djalë ndërsa ai i tha që nuk do ta marrësh atë djalë madje na kërcënoi se do të vinte të na vriste. Ai erdhi nga Greqia dje në mesditë dhe ushtroi dhunë mbi ne për rreth 15 minuta” tregon 38 vjecarja.
Edhe vajza 18 vjecare rrëfen momentet e tmerrshme të dhunës, ndërsa thotë se i ati nuk i kishte dhënë asnjë mundësi për të biseduar.
“Babai ishte kthyer dje nga Greqia, unë nuk e dija që ai do të kthehej ndërsa në momentin që shkova në shtëpi ai më kapi e më goditi. Më pas ndërhyri mamaja dhe ai e goditi edhe atë. Në momentin që mami largohet mu kthye përsëri mua e më rrahu sërish” rrëfen vajza.
Sipas burimeve të policisë është bërë i mundur arrestimi i dhunuesit Kostandin Skënderi.
(e.n/news24/BalkanWeb)