Grabitja e biznesmenit, pranga shqiptarit
Venecia -Nje shtetas shqiptar dhe nje italian jane arrestuar ne momentin qe ishin duke rrembyer nje biznesmen ne Itali. Gianni Moretti, 30 vjec, italian i biri i Ulliam Moretti, i njohur nga policia si autor i disa prej rrembimeve me te medha dhe gjobave te vena ndaj biznesmeneve dhe shqiptari Eduart Keta, 26 vjec, jane arrestuar mbremjen e te premtes, ne Rivieren e Brentas, Itali. Operacioni u kodua "Alladdin". Sipas mediave italiane shenjestra ishte nje biznesmen nga Riviera del Brente. Mesohet se dy te arrestuarit kishin pergatitur nje plan te mire organizuar per rrembimin. Ata kishin ndjekur kembe pas kembes biznesmenin dhe dinin cdo levizje te tijen, si dhe oraret e veprimeve te tij. Mediat italiane theksojne se Moretti, anetar i nje familjeje te njohur per krime kunder pasurise si dhe grabitje, si dhe shoku i tij, shqiptari Eduard Keta, nuk e kishin kuptuar qe prej kohesh ishin zbuluar nga karabienieret te sektorit te investigimit te Mestres. Policia i mbante nen vezhgim prej tete muajsh dy te arrestuarit, pasi besohet se jane autore te disa vjedhjeve te ndodhura ne supermarkete ne zonat e Spinea, Scorzè e Noale. Gjithashtu policia ka zbuluar se, dy te arrestuarit ishin pergjegjes dhe per nje grabitje te ndodhur ne Padova ne daten 5 dhjetor te vitit 2009. Ata kishin shkuar per te bere palester, ku kane rrahur instruktorin, i cili kishte perfunduar ne spital. Ne kete palester ata kishin arritur te merrnin nje shume te madhe parash. Policia e Mestres kishte arritur qe te merrte vesh se kush ishin autoret vetem nepermjet filmimeve dhe rrefimeve te deshmitareve. Kjo beri qe te filloje ndjekja e tyre nga ana e policise, ndersa zbulimet per kete veper penale vazhdonin. Mediat italiane sqarojne se Keta dhe Moretti kishin kohe qe vertiteshin dhe qarkullonin ne rruget e Venecias dhe Padovas ne kerkim te viktimave te reja per t'i grabitur. Shpesh here ata ishin pare teksa qendronin jashte ambienteve te bankave dhe supermarketeve si Noale, Scorze dhe Spiena, dhe keto levizje ishin te vazhdueshme. Grabitja me e madhe e tyre do te ishte ajo e biznesmenit, i cili u perzgjodh nga dy te arrestuarit pasi jetonte ne Veneziano, pergjate Rivieres se Brenta ne Venecia. Cdo gje ishte e planifikuar deri ne detajin me te vogel. Karabinieret i ndoqen teksa ishin duke tentuar per te kapur biznesmenin, dhe i kishin vezhguar teksa te dy te arrestuarit ishin postuar tek hyrja e baneses se biznesmenit. Keshtu qe diten e merkure me ane te nje kerkese hartuar nga ana e prokurorise, drejtuesi i hetimeve Paolo Cameran firmosi urdhrin e arrestit. Nderkohe qe Moretti dhe shqiptari Keta u arrestuan dhe u derguan menjehere ne burgun e "Due palazzi" ne pritje te mases se sigurise. Nderkohe qe nga ana e tjeter po vijojne hetimet per te verifikuar nese dy te arrestuarit jane autoret e grabitjeve te tjere te ndodhura gjate ketyre muajve ne Padova dhe Venezia. Ne lidhje me arrestimin e dy personave komisari i karabiniereve, Enrico Risottino eshte shprehur se "rrembimi i biznesmenit do te behej keto dite".
Familja Moretti
Gianni Moretti, pavaresisht moshes se re eshte nje "peshe e rende", ne "Moretti Spa", sic e quan media italiane, organizaten kriminale te specializuar ne rrembime. Policia ka bere te ditur se, eshte e veshtire qe te ndertohet e gjithe historia e dinastise kriminale Moretti. Karabinieret kane bere te mundur qe te identifikojne disa prinder, femije, vellezer, kusherinj, xhaxhallare, niper. Te gjithe sipas karabiniereve, edukoheshin qe te vegjel qe te kryejne vjedhje dhe rrembime. Baza e tyre historike eshte nje fushe nomadesh ne Guizza.