E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e natës në Vlorëtë rinjtë ekzaltohennë diskot verore

VLORE- Nata është ekzaltuese në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Argëtim pa limit mes muzikës së zgjedhur nga DJ shqiptarë më të mirë por dhe të ftuar nga vende të tjera.

Nata e së shtunës në diskot verore të Vlorës ka lënë pa mend të rinjtë që e kanë frekuentuar atë në këto ditë pushimesh.

Pas ditës së kaluar mes rrezeve dhe ujit të ftohtë të detit, nata bëhet më e zjarrtë kur balerinat kubiste ndezin atmosferën.

Diskot verore në Vlorë shfaqen këto ditë të tejmbushura me pushues që kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar pushimet. Janë me qindra të rinj të cilët pas relaksit gjatë ditës apo argëtimeve pa fund që ofron Vlora, natën zgjedhin të kalojnë orë të paharruara nën shoqërinë e të ftuarve specialë, këngëtarë , DJ të huaj apo balerina kubiste.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›