E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon greva e urisë, specialistët e AKBN-së mbërrijnë në minierë

Minatorët e Bulqizës vijojnë ditën e 24-të të grevës së urisë ndërkohë që sot kanë mbërritur në minierë edhe specialistët e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për të vlerësuar dëmin e shkaktuar në minierë pas ndërprerjes së punës.

Specialistët e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nuk janë lejuar të hyjnë në minierë me pretendimin se nuk janë të shoqëruar nga administratorët e firmës ACR ndërsa përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve e kanë cilësuar vizitën e tyre si  presion që po u bëhet për të ndërprerë grevën e urisë.
 

Ndërkohë që greva e urisë është në ditën e 24 të saj ende nuk është arritur një marrëveshje mes kompansië ACR dhe minatorëve për të plotësuar kërkesat e këtyre të fundit.
 

Ata kërkojnë rritje paga nga 20-40 përqind, përmirësim të kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit si dhe largimin e drejtorit të minierës së Bulqizës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›