E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u pengon ndërtimet e banesave tek "Kroi i Vitakut"

Përfaqësuesi i lagjes, Musa Haliti, ka deklaruar se po pengohen nga forcat policore të EULEX-it që të bëjnë bazamentin e shtëpive. Sipas Halitit, EULEX-i po i zbaton urdhrat e zyrtarëve të UNMIK-ut, të cilët po kërkojnë marrjen e lejeve për rindërtimin e shtëpive.

Banorët shqiptarë të lagjes Kroi i Vitakut kanë filluar pastrimin e gërmadhave të shtëpive të djegura gjatë luftës në zonat me të thella të lagjes. Por punët janë ndërprerë pasditen e djeshme pasi zona në të cilën punohej i takon komunës së Zveçanit. Nga ana tjetër EULEX-i as të martën nuk ka lejuar fillimin e rindërtimit të shtëpive në pronat e familjes Vitaku, me arsyetimin se nuk është marrë leje nga administrata e UNMIK-ut ne veri.

Dy orë pasi kishin filluar pastrimin e gërmadhave të shtëpive të djegura në zonat me të thella të lagjes “Kroi i Vitakut”, banorët shqiptarë i ndërprenë punimet, pasi zona ku punohej i takon komunës së Zveçanit. Kërkesa që punimet të ndërpriten erdhi nga komandanti i stacionit policor të Zveçanit, i cili iu sugjeroi banorëve, por edhe nga kompanisë punë-kryese që për vazhdimin e punimeve të arrijnë marrëveshje me komunën e Zveçanit. Nga ana tjetër EULEX-i nuk ka lejuar që shqiptarët të vazhdojnë me vendosjen e gur-themeleve për ndërtim të shtëpive në pronat e familjes Vitaku, me arsyetimin se UNMIK-u ka dhënë leje vetëm për pastrim të gërmadhave por jo edhe për rindërtim.

Zyrtarët komunal thonë se e kanë njoftuar administratën e UNMIK-ut për procesin e rindërtimit dhe nuk janë të njoftuar zyrtarisht se për çfarë arsye nuk po lejohet vënia e gur-themeleve të shtëpive. Ndërkohë, në tërë këtë situatë tejet të pakëndshme për banorët shqiptarë në këtë pjesë të vendit, të cilëttash sa kohë po pengohen në rindërtimin e shtëpive të tyre, UNMIK-u ne veri, e ka zgjedhur heshtjen. (rtk/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›