E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në përkujtimin e Kryengritjes antikomuniste

Përfaqësues të shtresave të të  përndjekurve politikë, familjarë e të afërm të viktimave përkujtuan këtë ngjarje historike, ku njerëzit e diktaturës vranë 21 burra e të rinj, pushkatuan 19 të tjerë dhe dhjetra persona të tjerë u burgosën e u persekutuan. Për Kryetaren e Kuvendit, përkujtimi i kësaj dite është një emocion i veçantë dhe një krenari shumë speciale. 

“Gjatë këtyre ditëve, tha ajo, jam e sigurt që edhe ju keni ndjekur në media përkujtimin që i është bërë rrëzimit të komunizmit, fillimit të lëvizjes anti-komuniste në Europë, në Hungari, në Çeki. Në muajt e ardhshëm në fillim të nëntorit, një përkujtim i madh, një ngjarje e madhe dhe ceremoni e veçantë do të jetë rrëzimi i Murit të Berlinit. Por, unë them se ne shqiptarët, ju nga Postriba jeni më krenarët nga të gjithë, pasi keni qenë të parët në rrëzimin e komunizmit. Keni qenë të parët që keni kërkuar lirinë", tha Topalli.
 
Duke folur mbi sfidat e katër vjeçarit të ardhshëm, Kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo legjislaturë nis në një stad më të lartë se ajo e katër viteve më parë. Ajo falënderoi çdo burrë, çdo grua, çdo vajzë e djalë të ri, që i kanë besuar projektit të Shqipërisë Europiane.  “Asnjëherë s’kam qenë më krenare sesa kësaj radhe për zgjedhjet që shqiptarët zhvilluan me një maturi të jashtëzakonshme, tha Kryetarja e Kuvendit.

Këto ishin zgjedhjet më të mira të këtyre dy dekadave, mandati më i fortë më i sigurtë që secili prej 140 deputetëve ka marrë si asnjëherë tjetër gjatë këtyre dy dekadave. Parlamenti më i vërtetë, Parlamenti me mandatin më të fortë dhe ne që jemi anëtarë të këtij Parlamenti vërtetë kemi privilegjin e madh që të jemi një ndër 140, por mbi të gjitha kemi përgjegjësinë e madhe për t’iu përgjigjur çdo kërkese, çdo mendimi që secili prej jush ka pasur në momentin që ka hedhur votën dhe ka votuar për Partinë Demokratike”, tha më tej Topalli.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›