E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Bashkimi Evropian përshëndet miratimin e projektligjit

Komisioneri për Ekonominë, Olli Rehn, u kërkoi zyrtarëve grekë të vënë në zbatim në mënyrë të plotë reformat e kërkuara nga BE-ja dhe FMN-ja.

Rehn tha se BE-ja do të vijojë t’ju qëndrojë pranë grekëve dhe ngul këmbë se shkurtimet buxhetore janë të nevojshme për të siguruar rritje ekonomike në të ardhmen.

Menjëherë pas miratimit të masave të reja të kursimit në Greqi, bursat ndërkombëtare u hapën me rritje të lehtë.
Por, miratimi i masave shtrënguese ka shkaktuar protesta masive anekënd Greqisë. Shumë ndërtesave, dyqaneve etj. iu vu flaka në Athinë dhe policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmave.

Greqia do të pushojë nga puna 15 mijë persona (sektori publik), do të liberalizojë ligjet e punës, do të ulë pagën minimale me 20%, nga 751 euro në 600 euro etj. Gjithçka bëhet në përpjekje për të siguruar dorëzaninë e radhës nga BE-ja dhe FMN-ja prej 130 miliardë eurosh, para pa të cilat Greqia do të falimentonte./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-13 14:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›