UP hesht për diplomat ilegale

Drejtuesit e Universitetit të Prishtinës, ende nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj shpalljeve për përgatitjen e temave të diplomave në mënyrë ilegale. KTV-ja pati zbuluar një rast që një person përgatiste tema të diplomave me para.
Çmimi për këto shërbime është 100 euro për bachelor dhe 400 për master. Ndërkohë, njohësit e ligjit thonë se ky është mashtrim dhe sipas Kodit të Ri Penal të Kosovës, mund të dënohet deri në 3 vjet burgim.
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyçi, thotë se kjo është një dukuri shokuese. Ajo deklaron se organet e rendit duhet të marrin masa sa më shpejt për parandalimin e kësaj dukurie. Sipas avokates, është befasuese se si organet e ndjekjes e kanë neglizhuar këtë dukuri negative./Indeksonline/