UP-ja u mbetet borxh profesorëve

Menaxhmenti i më hershëm i Universitetit të Prishtinës (UP), në krye me ish rektorin Mujë Rugova nuk i ka bërë mirë llogaritë e rritjes së numrit të profesorëve në njësit akademike Gjilan, Pejë e Prizren. Tash, Universiteti i Prishtinës, është duke u përballur me mungesë parash për të paguar profesorët e angazhuar. UP-ja ka arrit limitin e përcaktuar nga Ministria e Financave për kategori të pagave, ashtu që detyrimet për pagesë të honorarëve dhe të mbi normave për muajit nëntor dhe dhjetor do të mbesin për tu paguar në vitin 2013.
Prorektori për buxhet dhe Financa në Universitetin e Prishtinës, Sejdi Rexhepi, nuk e fajëson direkt menaxhmentin e kaluar për mungesë të parave, por thotë se për shkak të rritjes së numrit të studentëve dhe të njësive akademike (Gjilan dhe Pejë, Prizren), UP-ja ka qenë e detyruar që gjatë vitit 2012 të rrisë numrin e mësimdhënësve të angazhuar dhe të angazhimeve mbinormë gjë që ka rezultuar në rritjen e kërkesave shesë për paga dhe mëditje.
“Detyrimet për pagesë të honorarëve dhe të mbi normave për muajit nëntor dhe dhjetor do të mbesin për vitin 2013. Përndryshe pagat e mësimdhënësve për muajin dhjetor do të paguhen me rregull sikurse edhe honorarët dhe angazhimet për muajin tetor”, tha prorektori Rexhepi për Indeksonline.
Që të “harrnohën” për pagat, prorektori Rexhepi tregon se, në fillim të muajt nëntor është bërë ri-destinimi i rreth 520,000 eurove nga kategoria e shpenzimeve kapitale dhe e kategoris se mallrave dhe shërbimeve.
Se punët nuk kanë shkuar mirë nga fillimi me menaxhimin e financave tregon edhe fakti se UP-së do ti shkojë suficite një pjesë e buxhetit, e dedikuar për investimet kapitale. “Sipas të gjitha gjasave, për shkak të vonesës në nisjen e procedurave të prokurimit, në fund të vitit Universiteti do të ketë mjete të tepërta (suficit) në kategorinë e shpenzimeve kapitale”, tregon Rexhepi./Indeksonline/