UPDATE - Betohet qeveria e re e Greqise
Betohet, kryeministri i ri i Greqisë i i cili do të drejtojë qeverinë e përkohshme deri në zgjedhjet e ardhshme.
Në prani të Presidentit Karolos Papulias dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse, i zgjedhuri Lukas Papadhimas ka firmosur për të drejtuar Greqinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Papadhimas në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjes si kryeministër u shpreh se po e merr Greqinë në një pikë kritike, por gjithçka do të zgjidhet nëse ka unitet dhe konsensus.
Ai tha se vazhdimi i përdorimit të Euros është një garanci për stabilitetin monetar të vendit dhe se grekët duhet të jenë optimistë për rezultatin përfundimtar, nëse qëndrojnë të bashkuar.