Senati italian ka miratuar nje pakete masash shtrenguese
Senati italian ka miratuar një paketë masash shtrënguese të kërkuara nga Bashkimi Europian për shpëtimin e ekonomisë së tretë më të madhe në Eurozonë.
Senati Italian ka aprovuar kështu ligjin e stabilitetit, çka do të shoqërohet dhe me dorëheqjen e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.
Mediat vendase bëjnë të ditur se Mario Monti është dhe emri më favorit përsa i përket pasardhësit të Silvio Berluskonit .
Senati votoi me 156 vota pro dhe 12 kundër paketës së kursimit.
Projekt-ligji tani shkon në dhomën e ulët, e cila do të mblidhet në sesion të veçantë në fundjavë.
Berluskoni, i cili humbi shumicën e tij parlamentare në një votim të martën, ka premtuar të japë dorëheqjen pasi masat shtrënguese te jene miratuar nga të dyja dhomat e parlamentit.
Të enjten, Presidenti Giorgio Napolitano - roli i të cilit është kryesisht ceremonial - tha ai dëshironte të "larguar çdo dyshim ose keqkuptim" kur kryeministri do të përmbushë premtimin e tij për të dhënë dorëheqjen.
Nëse dhoma e ulët e parlamentit përfundon votimin të shtunën, atëherë Napolitano mund të pranojë dorëheqjen e Berluskonit të shtunën në mbrëmje.
Më pas, pritet që presidenti i vendit t’i kërkojë zyrtarisht Montit ose një tjetër kandidati për të formuar një qeveri të përkohshme.