E Diel, 1 Nëntor 2026

"Skandali seksual i Pangos", Gjykata e Tiranës dënon Top Channel me 400 mijë euro gjobë

SHIKONI VIDEOT PRO DHE KUNDER

Tiranë, 18 Qershor 2010 NOA Ish-ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango ka fituar sot gjyqin e tij ndaj televizionit Top Channel. Një shumë prej 400 mijë euro duhet të paguajë televizioni për dëmin që sipas vendimit i është shkaktuar ish-ministrit Pango, pas publikimit të videos e cila u konsiderua si skandal seksual.

Vendimin e ka marrë gjyqtari i çështjes Ylli Pango kundër Top Channel, Agim Bendo lidhur me padine e Pangos pas videos se transmetuar ne Top Channel ku aludohej se Pango atehere minister, ngacmonte seksualisht nje femer qe donte te punesohej.

Gjyqtari Agim Bendo ka shpallur fajtore Top Channel duke pranuar si të drejtë padinë e ngritur nga ish-ministri i Turizmit dhe Kulturës Ylli Pango, lidhur me videon e publikuar ku Pango pretendohej të shfaqej të flirtonte me një vajzë.

***

Gjatë seancës së sotme te Gjykata e Rrethit të Tiranës gjyqtari Agim Bendo deklaroi se televizioni Top Channel nuk duhet të publikojë më video të tilla që cënojnë sipas tij jetën e personit.

Padia e Pangos mbante numrin 2669 me bazë ligjore padi shkaktim dëmi.

Në objektin e saj ish-ministri kërkonte deklarimi i palës së paditur, televioznin Top-Channel përgjegjëse për shkaktim dëmi ndaj personit si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta jo të vërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu Pango kërkonte detyrimin e palës së paditur të mo spublikojë në të ardhmen artikuj intervista apo komente ndaj palës paditëse (atij vetë) të cilat në mënyrë direkte apo indirekte të mund të dëmtojnë personin e tij. Detyrimin e palës së paditur të paguajë shpërblimin për dëmin e shkaktuar në vlerën 1 000 000 euro.

Ngjarja për të cilën Pango paditi Top Channel erdhi pas atij që u cilësua skandal i datës 4 mars të vitit të kaluar, ku Pango filmohej në banesën e tij duke i kërkuar favore seksuale një vajzë të re, e cila kishte aplikuar për një vend punë në dikasterin me titullar Pangon.

Gjyqtari Agim Bendo, duke argumentuar vendimin, më tej edhe kërkon: Televizioni Top Channel, nuk duhet të publikojë më asnjë video të tillë që cenon jetën personale të tjetrit.

swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/B8B3QXABuf0','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});

swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/DEX1sINwNE4','avreloaded1','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded1',styleclass:'allvideos'});

Ja biseda e plotë që publikoi Top Channel

TELEFONATA E PARË
Ylli Pango - Po
Fiksi - Alo
Ylli Pango - Çkemi?
Fiksi - Mirëmbrëma profesor Ylli.
Ylli Pango - Mirëmbrëma.
Fiksi - Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me familjen tek QTU-ja dhe nuk mund të flisja.
Ylli Pango - Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë (qesh).
Ylli Pango M.q.s., për sot kaloi, se unë tani prapë po merrem me gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë?
Fiksi Ok., por rreth çfarë ore?
Ylli Pango Shiko, ta bëjmë kështu, se kam hall që të tregojë rrugën shoferi ty, ose të të sjell nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë, si të duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vish tek Ministria, le të themi rreth orës 5-5.30. Nga 5.30, tek Ministria, më kupton? Pastaj do të tregoj, është aty ajo ku të thashë, aty tek Tirana e Re.
Fiksi - Tek Tirana e Re... a mund të ma thuash edhe një herë se nuk e...
Ylli Pango - Më mirë të ta tregojë shoferi, që mos të ngatërrohesh, ta tregon shoferi.
Fiksi Hë, se kam makinë vetë, mund të vij edhe vetë.
Ylli Pango - Lër makinën tënde, me makinën e tij, që mos të shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. Ekupton, edhe një herë, kur të vish, do të të presë shoferi me makinën time.
Fiksi - Shoferi juaj?
Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi. Ti me makinën tënde vazhdoni. Do të tregojë se ku është instituti dhe kaq.
Fiksi - Ok. Do ndalem një herë tek Ministria, apo të vazhdoj?
Ylli Pango - Te Ministria, te Ministria.
Fiksi - Dokumentet i pe?
Ylli Pango - Dokumentet i pashë, prandaj thashë që duhet të bëjmë pak muhabet, sepse kam disa ide që lidhen edhe me..., prandaj po të them edhe për institutin, sepse lidhen edhe me institutin. D.m.th., kam disa gjëra për punën, gjithmonë që, po të jesh dakord ti, shkon mirë. Gjithsesi, pasi ta shikosh ti, sepse edhe ti ke të drejtën e zgjedhjes, e ke parasysh?
Fiksi Ok., ok. Të thashë që kam mesatare të mirë dhe kam një CV të pasur, besoj që...
Ylli Pango Po, e pashë pra, e pashë. Ti the që mesataren e ke, kështu mesatare, por atë nuk e kishe dhe aq mesatare, mirë e kishe. Po pra, mirë ishte e vlerësova, e kupton? Hajde në 5.30 në Ministri, a e kupton?
Fiksi - Tek instituti do jemi në zyrë, në lokal do ulemi...
Ylli Pango - Po pra, po. Jo mo, ka zyrë aty, ka zyrë, është normale, ka zyra, asnjë gjë tjetër. Hajde në Ministri që të të tregojë shoferi se ku është instituti dhe kaq, asgjë tjetër. Pastaj, në institut, punët që janë atje për tu bërë, dhe kaq. Do rrijmë një çikë vetëm dhe ik pastaj.
Fiksi - Ok. Në orën 5.30?
Ylli Pango - Në 5.30 jam në Ministri. Si ta kesh më kollaj, se po të të them unë dil atje, dil këtu, nuk egjen dot se ku është instituti, a më kupton, sepse do të vijë shoferi? Që të të trgojë rrugën ty, që ta gjesh menjëherë. Po të duash ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem, më kupton?
Fiksi Ok., ma shpjego, se po vij më mirë, se, e kupton... të vij...
Ylli Pango Mirë, dil tek kjo që të bëj një kalim andej unë, që sot të ta tregoj si vend ku është, dhe të vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankën "Pro Credit"?
Fiksi - "Pro Credit", ku i bie?
Ylli Pango - Ajo rruga që të thashë unë, që të nxjerr te... si quhej?
Fiksi - Tek "Koha Jonë"?
Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjatë. Kjo është aty te... ku del sheshi i rrumbullakët, që të çon tek Tirana e Re.
Fiksi - Po po, tek Tirana e Re.
Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi, d.m.th.
Fiksi - E kam idenë "Pro Credit Banc", tek LSI-ja, aty.
Ylli Pango Aty afër LSI-së, bravo, aty afër LSI-së. Për sa vjen ti, vonohesh shumë?
Fiksi - Po për 20 min. them, nga Vora.
Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra, ciao.
Fiksi Ok. kur të jem aty pastaj, do të të bëj telefon.
Telefonata 2
Ylli Pango - Ke ardhur?
Fiksi Alo, Prof. Ylli, më fal se të mora për të njoftuar se, ngaqë ka shumë trafik këtu, sepse po bëhen punime në autostradë edhe nuk e di se sa mund të vonohem.
Ylli Pango - E pashë, e pashë, se edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm tek kjo, por dëgjo...
Fiksi - Po pra.
Ylli Pango - Këtë mund ta gjesh shumë lehtë ti. Atëhere këtë po ta them në telefon unë, që mos të ashtu... të vish me nge. D.m.th., LSI-ja është kur vjen nga Tirana për të shkuar tek Tirana e Re, është në krah të majtë, apo jo, është kështu?
Fiksi - Po, po.
Ylli Pango - Kur vjen tek rruga e gjatë, që është kjo rruga e gjatë me pemë anash, në fund fare, para se të kalosh tek sheshi i madh në krah të djathtë, është "Pro Credit Banc". E ke të shënuar, "Pro Credit Banc", duket ajo.
Fiksi - Po, po e kam parasysh.
Ylli Pango - E ke parasysh, kalon këto mobileri, lojëra fati, çfarë janë të gjitha me radhë. I kalon të gjitha këto dhe, para se të dalësh tek sheshi i madh, krah për krah, është banka "Pro Credit". Përballë asaj është pallati 10-katësh jeshil. Tek ky pallati është instituti,

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›