Kampionatet europiane Bajerni i Mynihut spektakel golash

Me një festival golash dhe spektakël, Bajerni i Mynihut vazhdon i pandalur rrugën drejt objektivit për t’u kthyer kampion në Bundesligën gjermane. Skuadra bavareze e drejtuar nga Jup Heinkes mundi me rezultatin tenisitik 7-0 Fraiburg, ndërsa Mario Gomes ishte protagonist absolute i kësaj sfide.
Sulmuesi shënoi katër gola, ndërsa u pasua nga Ribery dhe Petersen për të firmosur suksesin e Bajernit, që vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit gjerman me 12 pikë. Në të njëjtën kuotë por me golevarazh më të vogël, Werder Bremen ndjek bavarezët në garën për titullin kampion në Bundesligë. Skuadra e drejtuar nga Tomas Schaf mundi 2-0 Hamburg falë dy golave të shënuar nga Claudio Pizarro.
Ndalet Shalke 04, e cila është mundur 2-1 në fushën e Wolfsburg. Raul do të kalonte I pari në avantazh skuadrën e tij, por vendasit do të përmbyshnin gjithcka për të marrë tri pikë në javën e pestë të Bundesligës. Në kampionatin francez, Paris SG ka mundur minimalisht 1-0 Brest për të siguruar një fitore të rëndësishme në javën e pesët të Ligës 1.
Një gol i Javier Pastores i ka dhuruar suksesin skuadrës së tij dhe në të njëjtën kohë shpërbleu milionat që klubi parizien shpenzoi për të në merkaton e verës. Në Hollandë, PSV Eindhoven vazhdon të konfirmojë nisjen e ngadaltë me një tjetër barazim 3-3 në fushën e Venlo, duke qëndruar një hap larg rivalëve për titull si Ajaks dhe AZ Alkmar që e mbyllen këtë javë me fitore.
Nertan Prifti