E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronari i Force India ngre çmimin për Fizikelën

Xhankarlo Fizikela do të pilotojë makinën Force India në garën për çmimin e madh të Italisë në pistën e Monzas. Këtë e thotë pronari i skuderisë indiane, Vixhai Malia, i cili ka mohuar zërat për një kalim të mundshëm të pilotit roman tek Ferrari për garën e radhës në kampionatin e Formula 1.

Fizikela u rendit i dyti në garën e Belgjikës të dielën e kaluar dhe prej atëherë nuk kanë të sosur zërat që e çojnë pilotin italian në shtëpinë e Maranelos në vend të kolaudatorit Luka Badoer.

Drejtori komerçial i Force Indias, Ian Filips, dje deklaroi për Radio 5 Live që priste një afrim nga ana e Ferrarit në 24 orët e ardhshme. Por Vixhai Malia mohon gjithçka, në një deklaratë në faqen zyrtare të skuadrës. “Vetë Fizikela ka bërë të qartë se nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ferrari dhe më pas ka shtuar se mezi pret të pilotojë Force Indian në pistën e Monzas,”- tha pronari indian.

Malia ka theksuar se Filips nuk ishte i autorizuar nga skuadra për të folur në media mbi këtë çështje dhe se komentet e tij nuk duhen marrë parasysh. Kjo të lë të kuptosh që deklaratat e padronit të skuderisë indiane janë një mesazh i qartë për Ferrarin për të ofruar më shumë para për të marrë Fizikelën.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›