E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat, 100 për qind fitim në Shqipëri

Interesat e kredive sa dyfishi i interesave të depozitave

Hendeku mes interesa të kredive në vend dhe interesave për depozitat shënon normat më të larta në sistemin bankar shqiptar. Kështu interesat për kredi arrijnë në normën mesatare të 12 për qind ndërkohë që interesat për depozita janë mesatarisht 5, 36 për qind.

Depozitat e shqiptarëve ishin 376. 2 miliardë lekë gjatë vitit 2009 ndërsa raporti mes depozitave dhe kredive ishte 53 miliardë në favor të depozitave. Shifrat janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë në analizën financiare të publikuar nga banka qendrore.


Raporti
Raporti depozita/kredi në fund të vitit 2009 tregon vlerën 154.3 për qind, 8.3 pikë përqindjeje më pak se në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Kjo ecuri vjen si rezultat i një rritjeje më të lartë të tepricës së kredisë në krahasim me atë të depozitave. Kështu, ndryshimi i tepricës së kredisë dhjetor 2008-dhjetor 2009 është 53 miliardë lekë, ndërkohë që i njëjti ndryshim për depozitat llogaritet 49 miliardë lekë. Ky raport ka pasur luhatje jo të qenësishme gjatë gjithë vitit 2009. Përsa i përket të njëjtit raport në valutë, ai tregon rritje (nga 103% në 112.6%) nga dhjetori i vitit të kaluar në fundin e vitit 2009, duke prezantuar një ritëm shumë më të lartë 62 të rritjes së depozitave në valutë në krahasim me atë të kredive në valutë. Në fund të vitit 2009, raporti i aktiveve nga jorezidentët mbi detyrimet ndaj jorezidentëve për sistemin, është rritur në 1.42 për qind nga 0.96 për qind që ishte në fund të vitit 2008. Gjatë gjashtëmujorit të parë 2009, sistemi bankar është paraqitur debitor për herë të parë ndaj jorezidentëve. Rënia e aktiveve dhe rritja e pasiveve jorezidente ka ardhur si rrjedhojë e nevojës për likuiditet që shfaqi sistemi bankar në gjysmën e parë të vitit 2009. Megjithatë, në gjysmën e dytë të vitit 2009, ky raport ka pasur një ecuri në rritje duke reflektuar përmirësimin e likuiditetit të sistemit bankar.


Normat e interesave
Norma mesatare e interesit për depozitat e reja në lekë, ka qenë 5.37 për qind në dhjetor, në krahasim me 5.48 për qind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Norma më e lartë e interesit në muajin gusht ka reflektuar kërkesën më të lartë të sektorit bankar për depozita në lekë, ndërkohë që rënia gjatë muajve në vazhdim tregon për një situatë më të mirë të depozitave në sistemin bankar. Depozitat e reja të pranuara nga sektori bankar në euro, në muajin dhjetor 2009, ishin 487 milionë euro, duke treguar një ecuri në rënie gjatë gjithë vitit. Kështu, depozitat e reja në euro të pranuara në muajin dhjetor 2009 ishin 9.3 për qind më të ulëta se ato të muajit shtator, ndërsa janë rreth 35.1 për qind më të ulëta kundrejt muajit dhjetor 2008. Në lidhje me strukturën e maturimit të depozitave të reja në monedhën evropiane, vërehet zhvendosja e publikut nga depozitat 1-mujore në ato 3-mujore gjatë muajve të fundit të vitit; në këtë mënyrë depozitat e reja me afat maturimi 3-mujor dominojnë strukturën e depozitave të reja.


Depozitat
Rënia e depozitave të sektorit bankar në tremujorin e fundit të vitit 2008 deri në mesin e vitit 2009, ndikoi në ecurinë e tyre gjatë gjithë vitit. Rënia e depozitave erdhi si rezultat i lëkundjes së besimit të publikut në qëndrueshmërinë e sektorit bankar, për shkak të efekteve psikologjike të lidhura me zhvillimin dhe ashpërsimin e krizës ndërkombëtare financiare dhe pasigurinë mbi efektin ndaj sektorit bankar shqiptar. Pavarësisht kësaj, niveli i depozitave shënoi një rritje konstante gjatë pjesës së dytë të vitit, duke dëshmuar rritjen e besimit të publikut në sistemin bankar, por edhe përpjekjet e bankave për të tërhequr depozita të reja nëpërmjet rritjes në normat e interesit, sidomos gjatë muajve të verës. Depozitat vazhdojnë të mbeten të përqendruara në bankat më të mëdha të sektorit bankar por shkalla e përqendrimit të tyre ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Totali i depozitave ka shënuar një rritje vjetore prej rreth 7.6 për qind krahasuar me fundin e vitit 2008, ndërkohë që rritja e vitit të kaluar qëndron rreth nivelit 2.4 për qind Që nga muaji qershor, rritja ka qenë 8.45 për qind, duke treguar vështirësitë e sistemit bankar në lidhje me depozitat në fillim të vitit si rrjedhojë e tërheqjeve nga ana e klientëve gjatë fundit të vitit 2008.

Rritja vjetore e totalit të depozitave për sektorin bankar
Në analizën e strukturës së depozitave sipas maturimit, vërehet se në muajin dhjetor 2009, shumica e depozitave të sektorit bankar, rreth 67 për qind, ishin me maturim deri në një vit (grafik 79). Kundrejt muajit shtator 2009, depozitat me afat deri në një muaj janë rritur me 3.3 pikë përqindje; ato me afat maturimi 6 deri në 12 muaj janë rritur me 3 pikë përqindje; depozitat mbi 5 vjet, të cilat përbëjnë një peshë të papërfillshme, janë pothuaj të pandryshuara, ndërsa maturimet e tjera kanë pësuar rënie.

Kundrejt fundit
të vitit 2008, depozitat me afat maturimi deri në një muaj kanë rënë me 1.7 pikë përqindje; me të njëjtën vlerë janë rritur depozitat me afat maturimi 6- 12-mujor, ndërkohë që nuk vlen të përmenden ndryshimet në afatet e tjera të maturimit, të cilat tregojnë luhatje të parëndësishme. 61 Përqendrimi i depozitave në sistemin bankar është matur me anë të indeksit të Herfindahl-it. Vlera për fundin e vitit 2009 ishte 1551, nga 1732 në dhjetor 2008. Kjo tregon ende një përqendrim të lartë të depozitave në sistemin bankar, megjithëse në rënie.

Depozitat në lekë dhe valutë
Lidhur me strukturën e depozitave sipas monedhës, vërehet se në fund të vitit 2009, depozitat në lekë përbënin 54 për qind të totalit të depozitave, në vlerën 376.2 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë përbënin 46 për qind të totalit të depozitave, në vlerën 318 miliardë lekë. Pesha e depozitave në lekë ka rënë me 0.6 pikë përqindje kundrejt fundit të muajit shtator dhe me 2.7 pikë përqindje kundrejt fundit të vitit 2008. Ecuria e depozitave të reja në monedhën vendase ka treguar rritje që prej muajit maj të vitit 2009, pas rënies së tremujorit të katërt të vitit të kaluar. Kështu, në muajin dhjetor, u pranuan 47.6 miliardë lekë depozita të reja në monedhën vendase, rreth 17 për qind më shumë se  epozitat e reja të pranuara në muajin qershor dhe rreth 6.7 për qind më shumë se depozitat e reja të pranuara në janar 2009. Shifra më e lartë në muajin shtator tregon
pranimin e më shumë depozitave nga sistemi bankar si rezultat i fushatave nxitëse gjatë muajve të verës, por edhe si pasojë e uljes së normave të interesit për depozitat pas këtij muaji. Për sa i takon strukturës së maturimit të depozitave të reja të pranuara, në fund të vitit 2009 është vënë re një rritje në peshën e depozitave të reja me maturim deri në 3-mujor, në një kohë kur në të gjitha maturimet e tjera vërehet rënie që nga fundi i vitit 

Normat mesatare të interesave në treg
Norma mesatare e interesit për depozitat e reja në euro ka qenë 2.17 për qind në muajin dhjetor 2009, kundrejt 3.14 për qind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky tregues shpjegon qartë rënien e depozitave të reja në këtë monedhë. Depozitat e reja në usd të pranuara nga sektori bankar, në muajin dhjetor 2009 ishin 87.3 milionë usd. Ecuria e tyre gjatë tremujorit të fundit të vitit ka qenë në rënie, por në rritje krahasuar me vitin e kaluar. Kështu, depozitat e reja në usd të pranuara në muajin dhjetor ishin 19 për qind më të ulëta se ato të muajve shtator 2009, por 37 për qind më të larta se ato në fund të 108 vitit. Gjatë gjithë vitit 2009, depozitat me afat maturimi nën 3 muaj përbëjnë mbi 70 për qind të totalit të depozitave të reja në monedhën amerikane, njëlloj si në fund të vitit të kaluar. Norma mesatare mujore e interesit për depozitat e reja në usd, ka qenë 1.29
për qind në dhjetor 2009, krahasuar me 2.01 për qind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Muajt e parë të vitit 2009, pranimet

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›