E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID, program për vlerësimin e hoteleve dhe turizmit në Shqipëri

Tiranë, 18 Shkurt 2010 Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të zbatoj programin e vlerësimit të hoteleve dhe shërbimeve në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet agjencia gjatë Konferencës së Dytë Vjetore të Shoqatës së Turizmit të Shqipërisë (ATA). Projekti parashikon mbështetje financiare dhe teknike për Shoqatën e Turizmit.

Programi i quajtur Quality Mark bazohet në modelin e krijuar dhe mbështetur nga USAID në Kroaci, Bullgari dhe së fundmi edhe në Maqedoni.

Është një sistem unik vlerësimi që siguron informacion për holetet e vogla dhe njësi të tjera akomoduese që ofrojnë një kategori të përshkruar si Turizëm Autentik. Ky segment i shfaqur tregu i cili rritet me shpejtësi synon ti ofrojë udhëtarit një eksperiencë më të personalizuar e cila thekson kulturën e vendit, mjedisin, ushqimin, punët artizanale dhe eksperienca në natyrë, thuhet në materialin e USAID për prezantimin e këti programi.

Sipas pas ekspertëve ky program do të ndihmojë ofruesit e njësive akomoduese të përmirësojnë produktet dhe shërbimet e tyre. Si dhe do të jenë më të aftë në praktikat e biznesit dhe mbështesë konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turzmit.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›