E Diel, 1 Nëntor 2026

Uldedaj: Në Kuvend të trajtojmë planin për ndërhyrjet në zonat e përmbytura

Deputeti demokrat i qarkut të Shkodrës, Gjok Uldedaj është ndalur në situatën me të cilën po përballen në këtë periudhë zonat e përmbytura të Shkodrës, ku ka qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje të shqetësimeve të banorëve. Ai informoi se gjatë kësaj periudhe ka marrë edhe falënderime për punën që kanë bërë organet e pushtetit vendor dhe qendror. Për këtë arsye mendoj se do të ishte me vlerë që kjo punë të bëhet prezent në kuvend, siç është e

 nevojshme të trajtojmë idetë për planin afatgjatë të ndërhyrjeve. E gjithë kjo punë është kryer në një kohë rekord nga grupet e vlerësimit në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me sistemin vendor. Vlerësohet fakti se kjo punë u bë e mundur të realizohet falë mbështetjes dhe interesit që tregoi qeveria, kryeministri Berisha dhe zonja Topalli, vlerësoi deputeti demokrat. Ai veçoi në fjalën e tij si të rëndësishme theksimin e faktit që ka të bëjë me suksesin e vlerësimit. Uldedaj informoi se gjatë procesit të vlerësimit nuk ka pasur asnjë konfliktim, që sipas tij tregon punën e lartë nga vlerësuesit dhe banorët. Uldedaj shtoi se në këtë punë vlerësohen edhe autoritetet vendore, dhe i bëri thirrje në këtë drejtim opozitës që të mos humbas shansin për të qenë në nivelin që meriton. Rasti i përmbytjeve vlen të shikohet në një optikë më të gjerë. Thirrjet pa kuptim të opozitës, e cila po vazhdon të humbasë shansin dhe kohën për të qenë në nivelin që meriton. Opozita duhet të kuptojë më në fund se kjo është përgjegjësia më e drejtë që i dhamë me fakte dhe shifra duke i kthyer në realitet ato që tha kryeministri Berisha, vijoi ai. Duke u ndaluar më konkretisht në situatën aktuale ku ndodhen ish zonat e përmbytura në veri të vendit, deputeti demokrat i qarkut të Shkodrës informoi se janë regjistruar 4213 familje si dhe 10 mijë hektarë tokë që gjysma rezulton të ketë qenë e mbjellë me kulturë bujqësore, ku sipas tij kjo gjuhë shifrash është treguesi më i mirë i evidentimit të situatës. Deputeti Uldedaj vlerësoi edhe punën e ministrisë së Bujqësisë e cila ka marrë dhe po vijon të marrë masat e minimizimit të efekteve pas përmbytjes. Janë bërë analiza për të pasur kontroll mbi ujin e pijshëm dhe bazën e prodhimit ushqimor. Element i rëndësishëm po konsiderohet edhe furnizimi me bazë ushqimore për blegtorinë. Shteti ka marrë në konsideratë faktin se për familjet e mbytura të ketë trajtim të veçantë nëpërmjet një asistence, kjo kërkesë e përsëritur në vite nga banorë te këtyre fshatrave, bëhet më e theksuar se këto banorë e kanë të kufizuar marrjen e prodhimit nga këto sipërfaqe toke, përfundoi deputeti Uldedaj. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›