E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Zhvillimet ekonomike pozitive për 2009, u shënua rritja më e lartë në të gjithë Evropën

Ministri i Financave ndalet në mbylljen e raportit financiar për vitin 2009

Ministri i Financave, Ridvan Bode vlerësoi zhvillimin pozitiv me mbi 3.5% të ekonomisë shqiptare në vitin 2009, duke qenë kështu ekonomia me rritjen më të lartë në të gjithë Evropën. Në fjalën e tij gjatë seancës së djeshme parlamentare, Bode u ndal në mbylljen e raportimit financiar për vitin 2009, të buxhetit të shtetit dhe të konsideratave për zhvillimet ekonomike që kanë të bëjnë me ekonominë shqiptare për këtë vit. Edhe pse ky vit ka qenë viti i

krizës ekonomike më të fortë që ka njohur bota, dhe si e tillë kjo krizë sipas ministrit të Financave nuk la pa influencuar edhe ekonominë shqiptare në ritmet e zhvillimit të saj pa prekur trendin kryesor të zhvillimit të ekonomisë sot, buxheti në vitin 2009 ka pasur tepricë pozitive prej 3.5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Kjo nga të ardhurat e privatizimit dhe huamarrjes së re gjatë vitit 2009, e cila ka qenë konform programit që Kuvendi i Shqipërisë i ka dhënë. Duke hedhur poshtë të gjitha shpifjet se përmes aktit normativ u bë tejkalimi, konfirmoj se zhvillimet në vitin 2009 janë pozitive dhe në këtë vit, ku niveli i deficiteve është mbi 6%, ekonomia ka pasur 4.5% ose 0.6% më pak sesa në vitin 2008. Unë rikujtoj që deficiti primar ka qenë vetëm periudha e fundit ku vijojmë të performojmë në mënyrë pozitive dhe çdo huamarrje të shtetit përdoret vetëm për investime. Rritja e kushtëzuar nga fakti që prodhimi i brendshëm bruto nuk u konfirmua në nivelin e programuar, rritjes së lekut në raport me euron. Ajo që është pozitive konfirmoj që niveli i shërbimit të borxhit publik mbetet më i ulët në rajonin tonë, në masën 3.2% të prodhimit bruto dhe dëshmon nivelin më të ulët të qeverisjeve të mëparshme, e ardhur nga konjuktura e tregjeve financiere që mundëm të marrim një kredi në euro në momentet e krizës, e nevojshme për ekonominë shqiptare, u shpreh Bode. Ministri i Financave i krahasoi këto zhvillime me zhvillimet e vendeve të tjera, duke veçuar faktin se në vitin 2009 prodhimi i brendshëm bruto rritet mbi 3%, ndërkohë që Eurozona e ka -4, ekonomia shqiptare është pjesë e kësaj hapësire. Sipas tij, defiçitin buxhetor, Eurozona e ka pasur 6.9%, ndërsa vendi ynë ka një huamarrje 4.5%, si dhe borxhi publik në fund të periudhës 2009, 59% e prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa Eurozona 54% të prodhimit të brendshëm bruto. Shpenzimet për interesa vijojnë të mbeten më të ulëta nga ajo e Eurozonës. Në këto zhvillime rol aktiv luajtën politikat fiskale dhe dhanë shenjat e një përmirësimi në politikat shqiptare, krijuan kushtet që ekonomia globale të mendojë për rritjen ekonomike dhe duke iu adresuar një bote të re ekonomike. Pas një periudhe të rënies së eksporteve vërehet rritje në tre muajt e fundit, në këto kushte, në kushtet e reja të krijuar kur niveli i depozitave nga nivelin bankar ka arritur nivelin maksimal, vijoi ai.

Zhvillimi ekonomik
Kur ekonomia shqiptare po adoptohet në kushtet e ambientit të ri ekonomik, qeveria ka vendosur të ndërmarrë politikë, që të përputhet me bazën e zhvillimit ekonomik të vendit. Kjo politikë, sipas ministrit të Financave konsiston në dy drejtime, për të lënë protagonizmin e ekonomisë reale, duke ulur kërkesën e qeverisë për para në tregun e brendshëm dhe rritja e depozita në sistemin bankar të jetë në sektorin privat. Ndërkohë, që Bode shtoi se politika e dytë, e cila përkon me uljen prej 5% nuk do të prekë politika të deklaruara nga qeveria për rritjen e pagave dhe pensioneve, mbështetjen për sektorët në fusha të ndryshme të ekonomikes si arsimi dhe shëndetësia, dhe nuk do të prekë veprat e infrastrukturës të bëra pjesë e programit politik. Me fondin mbi 300 milionë euro që do të mundësojnë financimin e nevojave të qeverisë në monedhën euro, dhe shlyerjet e kredisë së vitit të kaluar që reflekton normat e interesit në atë kohë. Së dyti, mendojmë që kjo politikë aktive sa i takon sistemit financiar që konsiston në rritjen e ekonomisë reale, qeveria ka vendosur të tërhiqet duke mundësuar uljen e vëllimit të shpenzimeve, të defiçitit të borxhit publik për të hapur hapësirë për privatet, informoi ministri i Financave.


Masat e marra për mospërfshirjen e ekonomisë në krizën globale
Sipas ministrit të Financave, për vitin 2009, fondet e përdorura nga buxheti i shtetit ishin pozitive duke barazuar ciklin e ekonomisë shqiptare me atë të rajonit dhe duke krijuar një faktor plus për mundësinë e daljes nga kriza. Marrja e masave dhe ulja e taksave të drejtpërdrejta me biznesin, 1/3% e buxhetit të shtetit për investime në infrastrukturë, ujësjellës e të tjera. Viti 2009 është produkt i masave eficente për të mbështetur sistemin financiar me likuiditet i kërcënuar nga opozita dhe për të mbështetur kursin e këmbimit të lekut me valutat marrjen e kredive, në një kohë kur shumë vendeve u refuzua për ta përdorur si instrument të kryerjes së shpenzimeve në euro, që ka pasur qeveria në programin e investimeve, u shpreh Bode. Ai nënvizoi faktin se kanë qenë këto tre masat që mundësuan që ekonomia shqiptare të mos përshihej në krizën rajonale dhe globale, ku sistemi doli pa pasoja nga marrja e masave anti-krizë përgjatë një viti të vështirë. Ministri informoi gjithashtu se niveli i inflacionit është më i ulëti duke mbajtur nën parametra 2.2%, e mbështetur nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë dhe kursit të këmbimit. Gjithashtu, Bode u shpreh se në përputhje me zhvillimin e ekonomisë reale dhe treguesit kryesor makroekonomikë financat treguan pozitivitet për vitin 2009.

Blerina Gjevori

Last Updated on E Enjte, 18 Shkurt 2010 21:58

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›