E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID:Të dëgjohet zëri i shoqërisë civile

Tashmë është koha që të dëgjohet zëri i qytetarëve. Ky ka qenë apeli që ka dhënë përfaqësuesi i USAID në Shqipëri Marc Elingstad gjatë prezantimit të raportit për qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në vendin tonë. Sipas Elingstad është kusht i demokracisë që poppulli të shprehet lirisht dhe jo nëpërmjet partive. Sipas raportit zëri i shoqërisë civile në Shqipëri është dëgjuar, vetëm në rastet kur kanë ndërhyrë ndërkombëtarët dhe shpesh ka rënë pre e presioneve politike.
 

“Është shumë e rëndësishme që të masësh se sa shoqëria civile ndërhyn te problemet e komunitetit e sidomos kjo në një demokraci të re sic është në vendin tuaj.Shoqëria Civile është një disiplinë ku duhet që të investohet pasi sic ka ndodhur edhe në të gjithë rajonin edhe në Shqipëri fondet për këtë sector janë reduktuar ndjeshëm.Në këtë mënyrë shoqëria civile duhet që të jetë më bashkëpunuese me komunitetin në mënyrë që të ketë edhe mbështetjen e tij financiare.Në Shqipëri tashmë nuk duhet që zëri i qytetarëve për probleme të ngrihet vetëm prej partive.Pasi ky është një prej kushteve më të rëndsishme të demokracisë dhe tani është koha që të dëgjohet zëri i të gjithë shqiptarëve” theksoi ai.
 

Gjatë prezantimit të raportit Gjergji Vurmo Drejtues i Institutit për Ndërmjetësim dhe Demokraci përmendi disa prej problemeve kryesore që ka ngritur studimi.
 

Në raportin e e saj, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar thekson se shoqëria civile është e angazhuar për çështjet shqetësuese për publikun pavarësisht mjedisit politik konfliktual.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›